“Mbaju nëno, mos kij frikë, se ke djemtë në Amerikë”, ishte hit i famshëm patriotik i viteve ’90-të, ku nga goja e Shkurte Fejzës dilte mesazhi folkloriko-politik se SHBA ishin krah shqiptarëve, në Kosovë apo Shqipëri, sidomos në të parën, ku serbët përbëni kërcënim për jetën.
Por pas 30 vitesh është ndryshe. Po me fëmijët në Amerikë, jo nga ndonjë kërcënim por sidomos nga konsumerizmi i jetës, prindër shqiptarë duan që ata të kthehen.
Këtë kërkon një nënë kosovare gjatë qëndrimit me pushime në Sarandë. Ndonëse djali e vajza i janë diplomuar për stomatologji, ata kanë zgjedhur Amerikën. Por ajo beson se ata do të kthehen dhe pret që të kthehen.
Nëna kosovare u intervistua nga qytetarja sarandiote Aneta (Mihali) Xhiku, e cila gjithashtu është një e kthyer nga Amerika dhe lëvron tematikën e emigracionit, mundësinë për kthim, në llojin e gazetarisë që bën.
Ja ç’shkruan ajo:
“Kisha ca ditë që përpiqesha ta tërhiqja trungun në rërë por qe i rëndë. Kur ja, sot kish dalë vetë në breg, si manar, për të rehatuar motrat Gjata nga Prishtina, që kishin çelur plazhin e Centralit.
Më tregojnë se vijnë shpesh në Sarandë, në apartamentin që u ka blerë djali. ‘Jena mirë boll, ma mirë se kaq s’ka!’
Por brenga e fëmijëve që u kanë ikur në mërgim nuk i le të gëzojnë pleqërinë, e mezi presin që t’u kthehen në Kosovë.
“S’ka si vendi yt!” /sarandacity.al/
https://youtu.be/j-UkIwn3R-g