Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Mbi titullin profan “Pse po ikin (…) nga Shqipëria?”

by PorositWeb
16 Maj, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Vështirë të gjesh ndonjë shkrim në median shqiptare, ku për temën e ndjeshme të ikjeve të ketë më e pakta marrje në konsideratë të faktit se fenoneni nuk është lokal por rajonal, madje dhe më gjerë. Ikjet, janë lajm apo temë kryesore për trajtim në gati të gjithë vendet e rajonit, si dhe në Europën Lindore e Qendrore. Madje dhe në Italinë e mes 7 vendeve më të industrializuara. Dhe kjo nuk ka nevojë për ndonjë investigim të thellë, pasi lehtësisht është e atakueshme. Vetëm një gazetari përtace në mendim, sipërfaqësore, deri dhe e paaftë mund të ofrojë ende tituj si “Pse ikin mjekët nga Shqipëria?” apo “Pse po iket nga Shqipëria?”. Ja një e tillë e fundit:

Kur e lexon këtë, të kesh mundësi që ta pyesësh gazetarin që e ka formuluar se “Pse po ikin mjekë nga Kosova, nga Maqedonia, nga Kroacia, nga Serbia, nga Bullgaria, nga Rumania, nga Polonia, etj.?”

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nëse ai vërtet ka një përgjigje, të denjë në terma profesionalë, siç duhet ta kishte një gazetar për rastin në fjalë, ahere nuk do e kishte bërë fare atë formulim.

Që ta dijë gazetari sa për kulturë profesionale: ikjet nga Shqipëria kanë nisur të jenë “lajm” afro një vit e gjysmë pas ishin “lajm” në Kosovë e një vit pas ishin “lajm” në Maqedoni.

Pra, me fqinjët më të afërt, ne duket se kemi qenë pak më mirë.

Për një kulturë edhe me të thellë profesionale: ikjet janë sot një fenomen kompleks dhe që nuk shpjegohen dot me përtaci mendore, pa analizuar shumë kontekste të reja globale, si dhe ato që kanë të bëjnë me ndryshime në botëkuptime mbi jetën, diktuar dhe nga rrjetet sociale. Por më e thjeshta: Gjermania, aty ku po dynden të gjithë, deri para 7-8 vitesh nuk kishte këtë kërkesë që ka sot për “krah pune” në çdo front, ku sigurisht nuk kishte as këtë ekonomi të sotme.

Tjetra: pretendimet jo vetëm të shqiptarëve për standarte jete, nuk janë më as ato të para 5 viteve. Jetojmë në një kohë të zhvillimeve të vrullshme, të cilat diktojnë ndryshime të vrullshme, sipas këndvështrimit, disa pozitive e disa negative.

Gazetarëve që nuk i lexojnë dot këto, atyre në Shqipëri që nuk arrijnë të shohin tej Shqipërisë, e ju duket Shqipëria si qendra e botës për keq, u duhet kujtuar se në afro 5 vite, që nga 1998 e deri në 2003-shin, niseshin çdo natë nga bregdeti i Vlorës mesatarisht 5 skafe, secila me mesatarisht 10 persona, e megjithatë, në media kurrë ky fenomen nuk trajtohej si “ikje nga Shqipëria” në terma dëshpërues. Madje as tragjedia e 9 Janarit 2003 në ujrat e Jonit, nuk u komentua si “ikje e rinisë nga Shqipëria”. Pse? Sepse jetojmë në kohëra kur dhe fenomene që kanë ekzistuar përgjatë viteve, pra kanë qenë para hundës sonë, na duket sikur sot po ndodhin për herë të parë. Kush e ka sjellë këtë? Një lloj “97”-te mediatike, ku çdokush ka hyrë në redaksi siç hynte në reparte ushtarake të dorëzuara, ka rrëmbyer një tastierë lajmësi siç rrëmbehej një kallash, duke qëlluar me të jo vetëm në ajër.

Ndaj, ju lutemi kolegë: hiqini ato tituj idiotë të tipit “Pse po ikin nga Shqipëria?” /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Informaliteti: një paralajmërim nga Rama

Next Post

Ana tjetër e vettingut: Shqipëria, në krizë për prokurorë

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 4

  1. Pedalo Evenwichtsbalk says:
    3 muaj ago

    652603 642770A domain name is an identification label which defines a realm of administrative autonomy, authority, or control inside the Internet. Domain names are also critica for domain hostingwebsite hosting 55121

  2. Compte Binance gratuit says:
    2 muaj ago

    Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!

  3. fortune rabbit says:
    2 muaj ago

    196997 432691I feel other website proprietors ought to take this internet site as an model, quite clean and superb user genial style . 845855

  4. Al-Yarmok University College says:
    1 muaj ago

    223283 398043camping have been the most effective activity that we can have during the summer, i enjoy to roast marshmallows on a campfire` 728434

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.