Spiro (Jorgo) Noni është ndër ata shoferë legjendarë të Sarandës, një jetë në timon.
Ai ka lindur më 7 korrik 1935 në Pecë të Delvinës dhe sot ka ditëlindjen duke mbushur plot 86 vieç.
Spirua vazhdoi gjimnazin dhe mbaroi shkollën e Rezervave të Punës në Vlorë, ku mori zanatin e saldatorit.
Në shërbimin ushtarak që kreu në vitin 1955 vazhdoi kursin 1-vjeçar për shofer dhe që nga ajo kohë nuk ju nda timonit.
Ka punuar shofer në Pogradec dhe më vonë në Sarandë në Armën e Kufirit dhe në Ndërmarrjen Ushqimore.
Në vitin 1964 filloi punë si shofer në Parkun Automobilistik në Sarandë deri në vitin 1989, kur u shkri si ndërmarrje.
Pas vitit 1990 e ushtroi zanatin e shoferit, por ketë rradhë për të plotësuar dëshirat e tij personale.
Spirua njihet si një tifoz shumë i flaktë i ekipeve sportive të Butrintit dhe, si mik i ngushtë i Vangjel Çakulit, kurrë nuk përtonte që t’u shërbente atyre me makinën e tij kudo nëpër republikë.
Krahas timonit, i pëlqente shumë të lexonte, sidomos literaturë historike. Kur e pyetëm se ku e gjente kohën për të lexuar, ai na u përgjigj: “Kur mbaja rradhën me makinë, unë hapja librat dhe lexoja, kurse ç’do darkë e kisha si rregull që do të lexoja një orë”.
I pëlqejnë shumë këngët polifonike dhe sazet e Përmetit.
Nostalgji ka për vallen e kënduar “Për ato sytë e tua të bukura”.
Spiro Noni ka tre djem dhe dy meraqe: e para ka të bëjë me bukurinë e humbur të Sarandës pas vitit 1990 dhe e dyta që nuk ka shkuar prona tek i zoti.
Sarandacity, në ditën e sotme që përkon me ditëlindjen e tij i uron Spiros të ketë jetë sa më të gjatë dhe të lumtur. /sarandacity.al/
273589 536748Aw, this was a quite nice post. In thought I wish to put in writing like this furthermore – taking time and precise effort to make an exceptional article but what can I say I procrastinate alot and under no circumstances seem to get something done. 15829
373078 122032I want to start a weblog written by a fictitious character commenting on politics, current events, news etc..How?. 114856
5781 740244Terrific paintings! That may be the type of details that are meant to be shared about the net. Shame on the seek for no longer positioning this publish higher! Come on over and consult with my website . Thank you =) 884776