Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro ka folur për sezonin turistik si edhe për kritikat se këtë vit ka më pak pushues kjo edhe për shkak të rritjes së çmimeve.
Ajo theksoi se shpërndarjet në rrjete nuk janë baza për të bërë një perceptim, duke i quajtur edhe muhabete Facebook.
Po ashtu ajo u shpreh se turizmi në vend është i shtrirë nga veriu deri në jug.
“Komente që bëhen në rrjet pa asnjë sondazh apo shifër, metodologji apo sistem. Vijnë nga Facebook, sokaku i madh i muhabeteve. Unë flas për të dhënë që vijnë nga hoteliere.
Edhe kjo është pjesë e fenomeni të tregut të lire. Shteti nuk kontrollon çmimet por abuzimet. Kam qenë vetë në terren për të parë dhe verifikuar abuzimet. Ato që janë me emër dhe mbiemer ndiqen nga kontrolli i hetimit” tha Kumbaro në “Kjo Javë”.