Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa po ndërton një rezidencë shumëmilionëshe në Sarandë, raportohet nga tabloidi britanik Page Six.
Gazeta shkruan se shtëpia e re e Dua-s ndodhet përballë ishullit të Korfuzit dhe do të ketë pamje madhështore nga deti Jon.
Në fakt, ajo e ka parathënë diçka të tillë që kur kaloi ditë pushimesh në Sarandë dy vjet më parë, duke postuar foto nga xhirot e saj detare me jaht nga Ksamili.
Ajo vizitoi gjithashtu dhe Butrintin, duke ndarë foto në rrjete me praninë e saj në jug, në kontekste kulturore dhe turistike.
Nuk dihet saktësisht se ku po e ndërton rezidencën e saj verore, në ç’vend, por ky është një promocion i fortë për Sarandën, pasi në pretendimet për turizëm elitar, deri më tani ka pak njerëz me famë, nga ata të botës së muzikës apo showbiz-it, që vijnë te ne për pushime, apo dhe dhe të prodhojnë lajm me vendndodhjen e tyre, ngjashëm siç ndodh në plazhet greke me emër. /sarandacity.al/
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!