Ndonëse 66.5% e shqiptarëve besojnë se grekët janë njerëzit që i diskriminojnë më shumë, në të njëjtën kohë shumë nga fqinjët tanë na konsiderojnë neve ata me të cilët kanë më shumë ngjashmëri, shkruan kështu Protothema, referuar një sondazhi në mediat shqiiptare.
“Paradoksi” i mësipërm, vijon kjo media, është vënë në pah nga Barometri i Euronews Albania. Më konkretisht, pyetjes se me cilin komb mendojnë se ngjajnë më shumë, 45.4% e të anketuarve janë përgjigjur me grekët. Përgjigja e dytë më e popullarizuar me 34.9% ishin italianët, të cilët megjithatë për sa i përket diskriminimit, ndryshe nga grekët, përfaqësojnë vetëm 3.5%.
Lista e popujve me të cilët shqiptarët besojnë se kanë më shumë ngjashmëri vazhdon me gjermanët me 9.6%, austriakët me 2.9%, spanjollët me 2.2%, anglezët me 1.8%, zviceranët me 0.9%, belgët me 0.8% dhe holandezët dhe skandinavët me 0.2. %. /sarandacity.al/