I ftuar në konferencën me temë “Gazetari në kohë krizash”, organizuar nga OSBE-së për Europën Juglindore, kryeministri Rama, e vendosi theksin te “Fake News”, që sipas tij, kjo hapësirë kaotike duhet të rregullohet, pasi të vërtetat dhe gënjeshtrat janë bërë bashkëshoqëruese, duke e bërë ndonjëherë shumë të vështirë dallimin mes tyre.
“Po i referohem saktësisht përhapjes së ‘Fake News’, të sjelljeve që priren të jenë kundër lirisë së njerëzve të tjerë, kundër logjikës dhe së drejtës kur vjen fjala për gazetarinë realiste që bazohet në burime të sakta dhe mbështetet në ndjenjën e misionit për të përfaqësuar një fuqi të katërt.
Ka një vijë mjaft të hollë dhe është përherë e rrezikshme, që të përpiqemi t’i kombinojmë dhe t’i bëjmë që të jetojnë të dyja bashkë në harmoni.
Si të rregullohet kjo hapësirë kaotike ku vërtetat dhe gënjeshtrat janë bërë bashkëshoqëruese, duke e bërë ndonjëherë shumë të vështirë dallimin mes tyre. Shpifjet dhe shantazhet janë kthyer në një problem shumë i madh”, argumentoi kryeqeveritari shqiptar, njëherësh një ish-publicist.
Kujtojmë se pak vite më parë, Rama do fuste në përdorim etiketimin ironin “kadrinj”, referuar atyre që sipas tij ia funsin kot në media. /sarandacity.al/