Amerikanët kanë lëshuar një tjetër paralajmërim për politikën shqiptare, me SPAK dhe në emër të SPAK, duke thënë se “koha e pandeshkueshmërisë po merr fund.
“Ambasadorja Yuri Kim u takua me 15 prokurorët e SPAK për t’iu shprehur vlerësimin për punën e palodhur në ekip dhe ndjekjet penale të shumta të suksesshme.
Është lajm i mirë për Shqipërinë që klasa e parë e hetuesve të BKH po iu bashkohet atyre në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Klasa e BKH me 28 hetues të përkushtuar dhe të trajnuar mirë do të sigurojë ndërtimin e çështjeve të forta nga SPAK.
Së bashku, ata do u japin përparësi dhe fokus çështjeve më të rëndësishme dhe do modelojnë pavarësi dhe përgjegjshmëri. Së bashku, ata do të ndjekin penalisht dhe do bëjnë përgjegjës ata që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund”, thuhet në një postim të ambasadës amerikane në Tiranë, ilustruar me foton përkatëse. /sarandacity.al/
670793 640426quite good goodthis post deserves almost nothing hahaha merely joking: S nice write-up: P 203206
742278 944487Awesome material you fellas got these. I actually like the theme for the site along with how you organized a person who. Its a marvelous job For certain i will come back and take a look at you out sometime. 708778