Një mesazh për të gjithë ata që gëzojnë shëndet por qahen, si gjënë më të çmuar, ka lënë një e re e cila ka humbur jetën nga leuçemia akute.
E ndjera është Darda Dumo, 19-vjeçe nga Korça, e cila ka dhënë frymën e fundit një ditë më parë, pas muajsh trajtim në spital.
Edhe pse me një sëmundje të ligë, atë e ka mbajtur të gjallë shprtërisht besimi në Zot, paçka vdekjes që i avitej për ta marrë në moshën më të bukur.
Dhe në një prej mësazheve të lëna, ajo ka ftuar çdokënd që ta vlerësojnë çdo ditë të jetës si një dhuratë nga Zoti.
“Kush do ta kishte menduar se kjo verë do të ishte si kjo!
Më ka marrë malli për plazhin, dallgët, për t’u djegur nga dielli, më ka marrë malli për të qëndruar me miqtë dhe për t’i përqafuar. Të qenit i izoluar nuk është padyshim mënyra më e mirë për të kaluar verën…
Disa përditësime për të gjithë ju:
Dje fillova ciklin tim të tretë të kimioterapisë, që do të thotë se mund të kem edhe pesë të tjera për të bërë. Përfundimisht, gjithçka duket se po përmirësohet dita ditës. Ka gjithmonë momente që kam dhimbje, e lodhur, momente që kam frikë për të ardhmen ose ndonjëherë emocionale, por mund t’ju siguroj se Zoti gjen gjithmonë një mënyrë për të më kthyer buzëqeshjen dhe gëzimin tim!
Gjatë gjithë këtyre ditëve dhe veçanërisht sot jam ndjerë kaq e inkurajuar dhe jam përpjekur të shijoj çdo moment të veçantë për aq kohë sa zgjat. Unë kam filluar të shijoj vende të ndryshme në spital dhe çdo moment të vetëm të kaluar me të gjithë stafin mjekësor këtu. Sot më pëlqeu veçanërisht ky muzg i bukur!
Pra, ndërsa e lexoni këtë, këtu është një mesazh nga unë dhe përvoja ime deri tani:
Ju lutem shijoni çdo ditë si dhuratë nga Zoti, shijoni mëngjesin kur jeni në gjendje të zgjoheni dhe të ndjeni mushkëritë tuaja duke u mbushur me oksigjen, shijoni shëndetin tuaj fizik dhe shijoni çdo moment të kaluar me familjen dhe miqtë tuaj!
Fatkeqësisht, nuk arrita të bëj asnjë nga këto që kur u sëmura, kështu që të lutem bëje për mua! Përqafoni të veçantët tuaj dhe mbi të gjitha mos harroni të falenderoni të vetmin që na jep jetë dhe shpresë! Vetëm kur na merret diçka, kur kuptojmë vlerën që kishte!”. /sarandacity.al/