Presidenti Meta ka promovuar Piqerasin si bregdet, pasi ka zgjedhur këtë të dielë të jetë aty, në fakt në një plazh që ende nuk gëzon famën e të tjerëve të ngjashëm në Breg.
Nga fshati i atentatorit Vasil Llaçi, i shkarkuari nga parlamenti si president por ende në detyrë në pritje të verdiktit të Kushtetuesese, shkruan:
“Nga Piqerasi largohesh vetëm me një dëshirë, për t’u rikthyer sa më parë!”. Pra, vetëm kaq është mbresa apo mesazhi i Metës, pa e ndërlidhur praninë e tij aty me figurën e heroit që shtiu mbi Viktor Emanuelin në emër të sovranizimit, kauzës së viteve të fundit të Metës me ndërkombëtarët, duke zgjedhur të vetëngjajë me heronj apo të promovojë heronj. /sarandacity.al/