Dritan Goxhaj, ish-ushtarak i UCK-së, nuk është mjaftuat t’i gëzohet lirisë pas u arrestua muaj më parë me një kërkesë nga Specialja e Kosovës, por kërkon që shteti shqiptar të mbajë përgjegjësi. Më saktë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Këtë të fundi, labi Goxhaj e ka kallëzuar në SPAK, pikërisht lidhur me rastin e tij.
“I Nderuar Drejtues i Prokurorisë së Posaçme!
Unë kallëzuesi Dritan Laver Goxhaj i arrestuar më datë 31.07.2023 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, lëshuar në mungesë me datë 20.07.2023 me vendim nr 1123 akti. Vendim ky i marrë pas kërkesës së Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridsiksionit të Përgjithshëm Tiranë për arsye ekstradimi, në bazë të kërkesës së Dhomave Speciale të Kosovës me seli në Hagë në Mbretërinë e Vendeve të Ulta Hollandë”, thuhet në nisje të kallëzimit penal, ku teksohet më tej:
“Në rastin konkret, z. Ulsi Manja në detyrën e ministrit jo vetëm që pranon një letër porosi pa u përcjellë praktika e ardhur për ekstradim nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës me nënshkrimin përkatës të titullarit të saj, por pamvarësisht eksperiencës së tij të mëparshme ligjore si prokuror i Prokurorisë së Shtetit, pranon një kërkesë për ekstradim drejt Mbretërisë së Vendeve të Ulëta Hollandë, i vetëdijshëm që Shteti Shqiptar nuk ka asnjë marëveshje ekstradimi me shtetin e Hollandës”, argumenton Goxhaj.
Njeriu që shkoi të luftojë në Kosovë së bashku me të atin Dilevar Goxhaj, po ashtu ushtarak i njohur, argumenton imtësisht me gjuhë juridike se pse ministri Manja ka bërë shkelje të rënda në rastin e tij, dhe kjo, sipas Goxhajt, me vetëdije.
“Vërtetohet se shtetasi Ulsi Manja në funksion të detyrës së tij ka vepruar në kundërshtim me të gjitha nenet e specifikuara më lart në pikën ‘Baza Ligjore’, dhe ka qënë plotësisht i vetëdijshëm për kryerjen e një veprimi jo ligjor duke shkelur në veçanti nenet:…”, thuhet nga Goxhaj në kallëzim. /sarandacity.al/