Këngëtarja e shquar popullore nga Finiqi, Irini Qirjako, tha se ka patur mundësi që në vitin 94-ër për të vijuar karrierën e jetën në Greqi, atdheun e saj, por që ka preferuar të qëndrojë në Shqipëri.
Këtë ajo e tha gjatë një interviste në Report TV, ku pyetjes së gazetarit se “A ju vjen keq që gjendeni në Shqipëri dhe jo në shtet tjetër?”, ajo iu përgjigj:
“Nuk më vjen keq asnjëherë që gjendem në Shqipëri, sepse unë mundësitë i kisha që të ikja që në vitin 1994, pasi më ka kërkuar Greqia, i madhi Petro Dhuka”.
Ndërkohë, momentin më të vështirë të jetës ajo tha se e ka patur në Greqi.
Ajo, gjatë një turi të saj në Greqi në vitet e para të karrierës, kujton se si një agjent kishte kërkuar të krijonte një romancë dashurie me të.
“Ai më ka nxirë jetën në atë turne, një çast iu ktheva shumë ashpër….”, tha artistja nga minoriteti.
Prej artit të saj, karrierës, këngës që ka interpretuar, por dhe performancës publike polot rrezatim, sa është greke, ka mbetur dhe aq shqiptare. /sarandacity.al/