Gjëra gati të pabesueshme i janë përcjellë nga anëtarët e lëvizjes kundër vaksinimit, Mitropolitit i Larisas dhe Tyrnavosit, Ieronymos, pas vendimit të Hierarkut për t’u vaksinuar në Tempujt e Shenjtë nga 3 tetori.
Duke folur në Open TV, i pyetur nëse kishte ndonjë gjë kundër vendimit, Ieronymos tha se ka njerëz që kundërshtojnë me argumente serioze dhe merren seriozisht nga komuniteti shkencor, por që ka të tjerë që janë absurdë në kundërshti.
Ai citoi si shembull disa njerëz që i thanë se në rast të Luftës së Tretë Botërore, pasi të jetë vaksinuar, “armët inteligjentë do ta gjejnë dhe ai do të vdesë i pari”!. /sarandacity.al/