Deputetja socialiste e Sarandës, Anila Denaj, pati një takim me nxënës të “Hasan Tahsinit” në kuadër të “Tetorit të Librit”.
“Një pasdite e këndshme dje në mjediset e gjimnazit “Hasan Tahsini” në Sarandë, ku mora pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të nismës ‘Tetori i Librit’.
Janë të shumtë nxënësit e kësaj shkolle, të cilët mbështeten nga stafi i përkushtuar pedagogjik për të zhvilluar talentet dhe pasionet e tyre, duke dhënë modele frymëzimi që janë krenari për qytetin”, shkruan deputetja Denaj. /sarandacity.al/