Në Qendrën Kulturore të fshatit Mursi u mbajt aktiviteti i organizuar nga Bashkia Konispol, në bashkëpunim me Autoritetin e Hapjes së Dosjeve Tiranë.
“Mbasdite përkujtimore kushtuar Katerina Çifteli si viktimë e fundit e komunizmit”, ishte tema e këtij aktiviteti në të cilin ishin të pranishëm familjarë, banorë të fshatit Mursi dhe qytetit të Krujës.
Bashkia Konispol nderoi me Çertifikatë Mirënjohjeje Katerina Çiftelin pas vdekjes, si simbol i vuajtjeve dhe internimit pa arsye në diktaturën komuniste.
“Pas vendosjes të bustit të Rexho Plakut në Konispol, ky është aktiviteti i dytë që po bëjmë në Bashkinë e Konispolit, për ti kujtuar e për të mos e harruar asnjëherë të shkuarën tonë”, është shprehur Shuaip Beqiri, kryetar i Bashkisë së Konispolit.
Gjithashtu i pranishëm ishte Saba Sejdini që në vitin 1987 ka qenë ekonomist i kooperativës Cudhë, Krujë dhe e ka njohur personalisht këtë familje.
“Erdhën si një familje e internuar, por ikën si një familje me dinjitet dhe kulturë të lartë, që i gjithë fshati i kujton me nostalgji dhe dua t’iu sjell falenderimet që gjithë fshatarët e zonës tonë dhe të Bashkisë Krujë”, u shpreh Saba Sejdini.
Altin Hoxha dhe Simon Mirakaj, specialistë të Autoritetit për Informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhanë kontributin e tyre në gjetjen dhe grumbullimin e informacioneve lidhur me dosjen e familjes Çifteli.
Në emër të familjes përshëndeti Marjeta Çifteli dhe nga banorët e fshatit foli Jorgo Gërbura dhe Kozma Gogo.
Qendra Kulturore shfaqi për të pranishmit dokumentarin “Fajtore pa faj”, me skenar e regji të Vangjel Tahos dhe realizim nga Balani Productions.
Katerina lindi në vitin 1960 dhe humbi jetën në 1989, ajo u internua në Cudhi Kamp të Krujës, por ende dhe sot nuk dihet arsyeja e internimit të saj. /sarandacity.al/
354509 252634Yay google is my world beater assisted me to uncover this fantastic internet internet site ! . 16889
429365 861270Im agitated all these write-up directories. It confident would be good to have every article directory that instantly accepts articles. 850528
I’m really inspired with your writing skills as smartly as with the structure on your blog. Is this a paid subject or did you customize it your self? Either way stay up the excellent quality writing, it’s uncommon to see a nice blog like this one these days!
310800 546039Youre so cool! I dont suppose Ive read anything like this before. So nice to find somebody with some original thoughts on this subject. realy thank you for starting this up. this site is something that is needed on the web, someone with slightly originality. beneficial job for bringing something new to the internet! 863407