Gazetari dhe publicisti Mustafa Nano është irrituar me një pjesë të mediave online, të cilat kanë raportuar se është arrestuar i biri.
Por siç shkruan në një status nervoz Nano, bëhet fjalë për një fake news të pastër. Ai paralajmëron madje dhe çuarje në gjyq të atyre që nuk e heqin fake-un në fjalë.
‘Fake news!!!
Ka qysh dje që një numër portalesh, të Shqipërisë e Kosovës, kanë nxjerrë një lajm me titull ‘Plagoset me thikë i biri i Mustafa Nanos’. Unë nuk kam ndonjë djalë me emrin Gerian. Nuk kam as ndonjë djalë 34 vjeç. Është një lajm krejt i rremë, i sajuar kotmëkot bazuar te mbiemri Nano.
Dhe e bukura është se edhe mbiemri i të plagosurit nuk është Nano. Por është Mano. Dhe kjo e bën gabimin edhe më të pafalshëm. Është një lajthitje që nxjerr në pah edhe një herë papërgjegjshmërinë e disa reporterëve, që bëjnë lajme (ose marrin lajme nga njëri-tjetri) pa bërë asnjë lloj verifikimi, duke shmangur edhe mundimin e një telefonate. Turp!
Ka ende disa portale që e mbajnë këtë ‘fake news’.
Ju bëj thirrje ta heqin urgjentisht. Në mos, do t’i çoj në gjyq, ku alibia se ‘e morën nga të tjerët” nuk do t’u vlejë’”, shkruan ai që në rrethe shoqërore thirret dhe si Muçi. /sarandacity.al/