Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Ndërrimi i viteve në Sarandë, 6 veçori

by PorositWeb
31 Dhjetor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Në një raportim në Radio Tirana, kolegu Thoma Nika veçoi 6 aspekte pikante se si e gjen Sarandë ndërrimi i viteve:

  1. Vendin e shirave me shtrëngata, e ka zënë dielli. Ky ndryshim i shumëpritur ka nisur ditën e djeshme.
  2. E tillë ka zbardhur edhe dita e sotme, që është e fundit për vitin 2021. Këto kushte të reja, në ditët e fundit të atij që kemi nisur ta quajmë Viti i Vjetër, dhanë mundësi më të mira për të bërë pa u shqetësuar nga shiu dhe i ftohti, blerjet për tryezën e mbrëmjes së sotme dhe të ditëve të para të vitit 2022.
  3. Po kështu, koha e pastër dhe e kthjellët që pritet të mbajë, jep shanse që Saranda, pas pritjes së takimit të akrepave në tryeza familjare, t’i kthehet traditës së festimeve në komunitet. Që do të thotë që grupe njerëzish nga të gjitha moshat dhe grupe artistike e polifonike, t’ia japin urimin e parë njeri-tjetrit në sheshin e qytetit, pranë Pemës dekorative apo në hapësirën e shetitores, zbukuruar nga tuneli me drita dhe nga Shtëpiza e Bsbagjyshit, nga transmetohet muzikë çdo mbrëmje.
  4. Meterologët na japin shpresë se me mot të kthjellët dhe me rreze diellore, do të nisë Saranda vitin e ri. E kjo merret jo vetëm si një nisje e mbarë e vitit. Nga biznesi shpresohet që ditët e pushimeve të zgjatura të nxisin për ardhje vizitorësh dhe frekuentues të Sarandës apo Ksamilit, të paktën nga qytetet më të afërta, por pse jo edhe nga kryeqyteti, pasi bëhet me dije se shumica e strukturave akomoduese do të ofrojnë shërbim pa pushim.
  5. Duke u ndalur për të treguar se si do të festohet sonte në Sarandë, do të thosha se ndryshe nga çfarë pritej, janë një numër mjaft i kufizuar lokalesh që mundën të realizojnë ofertën e tyre për organizimin e natës së vitit të ri. Ndryshimi i beftë i situatës virusale dhe rritja e numrave të të prekurve në ditët e fundit, me sa duket, i ka bërë organizatorët edhe klientelën, të tërhiqen nga ideja fillestare. Saranda në ditët e fundit është ngjitur dhe është futur në radhën e qyteteve me tregues të lartë rastesh pozitive, me 28 të tilla pardje dhe 23 ditën e djeshme. Mendohet se kja ka ardhur nga lehtësia e përhapjes së variantit Omicron të virusit, por edhe nga vajtje ardhjet e shtuara me Greqinë, e cila këto ditë po përjeton një tërmet rastesh me Covid ku dominon Omicron. Vetëm 24 orët e fundit në shtetin fqinjë u rregjistrua rekordi i 35 mijë rasteve, 7-8 mijë që ishte shifra ditore e një jave më parë.
  6. Kjo na ka bërë më të përgjegjshëm dhe më të kujdesshëm edhe ne. Gjë që shprehet në respektimin më rigoroz të masave mbrojtëse, sidomos në mbajtjen e maskës në mjedise të brendshme në institucione dhe lokale. Në kontekstin e ditës së sotme, kjo do të thotë që edhe sivjet zotëruese do të jetë festimi në familje. Madje mësohet se në shumicë do të jetë i mënjanuar edhe festimi në bashkim familjesh, si një mënyrë për t’u mbrojtur nga përhapja e virusit covid. Dhe kur di të ruhesh nga e keqja dhe t’i mbyllësh rrugën asaj, edhe urimet nuk mbeten dëshirë, por ngjisin e realizohen. Prandaj edhe ky do të jetë një ndërrim vitesh, kur shëndeti i parë do të ngrihet për shëndetin.

Unë dëshiroj të uroj ju dhe gjithë dëgjuesit e Radio Tirana Gëzuar 2022. Me shëndet, me mbarësi e çdo të mirë! Gëzuar! /sarandacity.al/

Porosit Web Porosit Web Porosit Web
Tags: Kryesore
Previous Post

Ritrazohet PD e Sarandës: video Basha-Zhupa që po irriton kahjen Berisha

Next Post

Durrës arab: Monakoja duhet t’ja këtë frikën!

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 3

  1. lucabet says:
    3 muaj ago

    224252 378812I just now discovered your weblog post and now Im remember to start with followers. 376174

  2. สล็อตเว็บตรง pg slot says:
    2 muaj ago

    59924 728330Empathetic for your monstrous inspect, in addition Im just seriously very good as an alternative to Zune, and consequently optimism them, together with the really great critical reviews some other players have documented, will let you determine whether it does not take appropriate choice for you. 163212

  3. Your code of destiny says:
    3 javë ago

    I am extremely impressed along with your writing talents and also with the structure to your blog. Is that this a paid subject matter or did you modify it yourself? Anyway keep up the excellent high quality writing, it’s uncommon to peer a great blog like this one today!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.