Si kudo në bregdet, po rikthehet në Sarandë çështja e ndërtimeve të paligjshme. Por më tepër se paligjshmëria, është se ndërtimet e deritanishme, në masën më të madhe, edhe pse të ligjshme në letra, janë të paligjshme në sens urban. Në disa raste dhe arkitektonik.
Një pallat i tipit gërdallë në buzë të detit, pa pikë finesse arkitekturore, përkundrazi, brutale për syrin dhe terrenin ku është ngritur, edhe nëse zyrtarisht është në rregull kjo nuk e bën atë të pranueshme dhe me sens.
Ndaj dhe në Sarandë, si gjetiu në bregdet, shumë ndërtime janë të paligjshmë në thelbin e tyre të nonsensit urban.
Më poshtë mund të ndiqni një insert që vite më parë do hapte një konferencë kushtuar Sarandës, sfidave të saj urbane, organizuar nga Bashkia nën drejtimin e Stefan Çipës. /sarandacity.al/
https://youtu.be/6gNCq1H-3B4