Shfaqet një tjetër rast kur ajo çfarë është suprina e detit nuk është tabani i tij dhe jo në Shqipëri. Por është fjala për liqen e jo det.
Siç ndodh në Sarandën tonë ku Nisma e Luleve zhytet e nxjerr sende nga nëndeti, në Ohër të Maqedonisë është një person që e bën këtë, krejt vullnetarisht.
Gazetari Bekim Laçi ofroi rastin e maqedonasit Nikolla Paskali, duke shkruar: “… Zhytës profesionist i cili tashmë për 10 vite vullnetarisht pastron liqenin e Ohrit. Ne e pritëm në bregun e liqenit për 20 minuta, doli me një thes plot me mbeturina.
Imagjinoni si mund të jetë gjendja brenda liqenit”.
Pra është fjala për Liqenin e Ohrit nga ana maqedonase. Para disa javësh publikuam një gjë të ngjashme nga bregdeti kroat, nga i cili u nxorr deri një automjet.
Që do të thotë pra, se ajo çfarë haset në Sarandë nuk ndodh vetëm me ujrat e Sarandës. /sarandacity.al/