Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Në Kardhica të Greqisë: në zonën me 6000 banorë, 40.000 të vaksinuar!

by PorositWeb
6 Shtator, 2021
Share on FacebookShare on Twitter
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një skandal që mund të trondisë jo pak sistemin shëndetësor grek, ka ndodhur në qendrën mjekësore të komunës Palama në Kardhicë të Greqisë.

Prokuroria e Kardhicës hapi një hetim urgjent, pas denoncimeve se një punonjëse e kësaj qendre mjekësore, kishte lëshuar mbi 480 vërtetime vaksinimi kundër Covid 19, pa iu injektuar doza e vaksinës.

Skandali duket se ka përfshirë edhe drejtues të sektorit të shëndetësisë, ndërsa pas ndërhyrjes së prokurorisë së Kardhicës, u zbulua se në këtë qendër janë kryer 40.000 vaksinime, ndërkohë që banorët janë vetëm 6000.

Askush nuk mund të thotë me saktësi ç’ka ndodhur, por burime qeveritare shprehën shqetësimin se ndoshta kemi të bëjmë me një skandal me përmasa të mëdha.

Menjëherë është dërguar në zonë një grup kontrolli, ndërkohë që me urdhër të ministrit të Shëndetësisë Thanos Plevris është pezulluar i gjithë stafi i kësaj qendre mjekësore.

Shumica e vërtetimeve të rreme të vaksinimeve  duket se u është dhënë qytetarëve nga Greqia Veriore dhe kryesisht nga vendi i origjinës së infermieres në periudhën kohore para muajit gusht.

Përveç vaksinimeve të rreme po hetohet edhe për dhënien e vërtetimeve false  të testeve laboratorike PCR.

Në ditët në vijim, pritet të fillojnë procedimet penale pasi të zbulohen edhe të dhënat bankare të infermieres në fjale, ndërkohë që po hetohet edhe për implikimin e personave të tjerë nga stafi i qendrës shëndetësore.

Madje nuk përjashtohet mundësia e ngritjes së akuzave penale edhe ndaj atyre që janë vaksinuar.

Skandali në fjalë u zbulua kur në fund të ditës së vaksinimit në qendrën shëndetësore të Palamas Karditsa, u gjetën dy vaksina të tepërta. Kështu, hetimi çoi në zbulimin e certifikatave të personave të vaksinuar, në të cilat u zbulua se nuk kishte vulë dhe nënshkrim të mjekut, siç përcaktohej në rregullore.

Siç ka deklaruar Anna Mastorakou, nënkryetare e Shoqatës Mjekësore Panhelenike, ka një presion të madh  ndaj mjekëve dhe punonjësve të shëndetësisë  për certifikatat e rreme të vaksinimit, por edhe testet e rreme pozitive për të shmangur vaksinimin, madje presioni shtohet pasi ka persona që jo vetëm për arsye ideologjike, por edhe arsye të tjera premtojnë nga 100-200 euro për një certifikatë të rreme.

Ndërkohë, ministri i ri i Shëndetësisë ka njoftuar mëngjesin e së hënës një ligj te ri, më të rreptë që do të përfshijë veprën penale  të vaksinimeve të rreme. /TCH/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Policia në qytet, gjobë dhe për parkimet kundra

Next Post

Biznes me hallexhinj nga Lindja, arrestime në Gjirokastër

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 3

  1. vox casino says:
    3 muaj ago

    367833 415307This will be a terrific blog, will you be involved in doing an interview about just how you created it? If so e-mail me! 701118

  2. BAU in Diyala says:
    1 muaj ago

    312190 39537Respect to author , some wonderful information . 191806

  3. https://www.mustat.com/televisionando.es says:
    3 javë ago

    791232 635099I gotta bookmark this web site it seems very helpful . 652923

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.