Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Në “Mirditën” e Sarandës, me nanë Terezën që s’beson COVID-in: Respekte për Dhimo Koten!

by PorositWeb
24 Mars, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shëndelli, një fshat që duket sikur ka zbritur jo vetëm me njerëzit por dhe me emrin nga malet e thellësitë e Mirditës, nuk ndihet ai gazmend i jetës së ndërtuar në fushë, mes një begatie rreth e rrotull, pune e të mbjellash, turizmi gjithashtu, duke patur dy hapa larg edhe Parkun e Butrintit apo Ksamilin.

Që në hyrje të fshatit, has një minilokal me emrin “Mirdita”, të kyçur e pa këmbë robi brenda.

Pak pak, aty shfaqen ca të rinj, të cilët englendisen në kotësi me një automjet smart, shajnë me rob shpie në çdo fjali të thënë, thjesht dhe pa arsye, të ofrojnë paqe nëse u ofron paqe, por që dhe ruajnë një ashpërsi tipike kokëshkretësh, sa nga papunësia e parazitimi, e sa nga kotësia me të cilën e kalojnë kohën.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pos kësaj, në fjalorin e tyre është ai aksenti tipik verior, pa asgjë jugore, pra sarandiote, edhe pse kanë lindur e janë rritur në tokë jugu.

Por më tej, një grup grash gjithashtu mirditore, i bien shatit. Ato punojnë pa u lodhur një një bahçe të madhe, si të ishin kooperativiste të zellshme. Preferojnë të punojë e të mos të të japin shumë muhabet, ndoshta dhe nga konservatorizmi i trashëguar prej malësoresh.

Duke u endur në këtë truall mirditor në një ndër pjesët më të bukura të kulmit jugor shqiptar, takon një grua mjaft interesante. Quhet Tereza dhe ka një moshë për t’u quajtur nanë Tereza.

Edhe ajo ka zbritur para 20 vitesh nga Fani i Mirditës këtu në Shëndelli. Të shpjegon se kanë tërhequr njëri-tjetrin, të udhëhequr nga joshja për një jetë më të mirë. Kanë zbritur atëherë kur zona nuk qe kjo që është sot, me plot turizëm. As Ksamili s’ishte i tillë dhe ndjesia për Sarandën ishte shumë e largët.

Nanë Tereza, edhe pse mes hallesh ekzistence, sërish, kur bën krahasimin me vendin nga kanë ikur, ndjehet mirë. Veç faktit se atyre anëve, maleve të Mirditës, uji s’kishte të krahasuar me të këtushmin.


Por atje u mungonin shërbimet bazë, qyteti, gjë që këtu e kanë. Kanë shumë mundësi të tjera, siç janë frontet e punës në plantacionet e famshme të mandarinave të Xarës.

Ajo kujton kohën kur mbërriti kësaj ane, ku në vend të mandarinave kultivohej shalqini. Kujton kohën kur Dhimo Kote, sot zv.ministër Bujqësie, drejtonte zonën dhe si kryetar komune, e gjithashtu ishte lideri i frutikulturës në zonë.

“Ishna mirë me Dhimo Koten. Na ndihmonte, na merrte n’punë”, thotë nanë Tereza, që është dhe motra e Ndues, kryeplakut të Shëndellisë.

Ndërsa nga e tashmja vuan këto kohë COVID, jo prej frikës nga virusi por sepse beson se është mashtrim.

“Dun me na nda me njani-tjetrin. Grip asht, si ai grupi që na linte dy javë n’krevat e manej shnosheshim”, thotë Tereza.

Kjo është Shëndellia, njerëzit e saj, të cilët plotësojnë mozaikun fetar të Sarandës dhe zonës përreth dhe me besimin katolik, kurrë i pranishëm këtyre anëve, ku dominojnë muslimanët, ortodoksët dhe bektashinjtë.

Ata kanë kishën e tyre majë kodre, pjesë e jetës së tyre, e gjitha një copëz Mirdite, gjithsesi jo aq e lumtur, në një vend e tokë të begatë me shumë arsye për të qenë në mos i lumtur, i kënaqur me fatin. /sarandacity.al/       

 

 

 

 

Tags: Kryesore
Previous Post

Lobisti: ky është njeriu që do shtojë kruazierat në gjirin e Sarandës

Next Post

Gurma dhe Denaj në Ksamil: një premtim për “Baba Sherifin”

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 2

  1. 17 Year Bourbon Unveiled As Old Fitzgerald Spring 2022 Decanter Release says:
    3 javë ago

    588492 973448When I saw this page was like wow. Thanks for putting your effort in publishing this write-up. 979354

  2. เว็บสล็อตเว็บตรง says:
    3 javë ago

    915201 769308Extremely interesting subject , appreciate it for putting up. 965038

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.