Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Në Opatinë binjake më Sarandën: 20 vjet dhe mbi 10 milin euro për një muze digital

by PorositWeb
13 Prill, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Duhej të ishte një aset i rrallë edhe për Europën, muzeu që na u ofrua të vizitojmë, ngritur në lartësinë mbi 1000 m mbi nivelin e detit, në brendësi të Parkut Natyror të Uçkës (Kroaci), në Opatinë binjake me Sarandën.

I thoshnin muze, por ai ishte shumë e shumë më tepër: i denjë për t’u cilësuar si një laborator kërkimor dhe ekspozitor në nivelet më të fundit të teknologjisë së informacionit. Njëherësh, edhe një qendër observacioni për evolucionin e jetës së florës dhe faunës, që përbëjnë habitatin e Parkut të Uçkës.

Kishte vetëm një vit që funksiononte, por formatimi i tij mori 20 vite kohë. Ideimi dhe realizimi i tij, si aplikim i nivelit më të përparuar të teknologjisë digitale, ka kushtuar 7 milionë euro, si projekt i BE. Ana ndërtimore mori edhe 3.5 milionë euro të tjera.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Çdo kalim në sallat dhe pavionet e këtij muzeu, ishin një përballje me befasi teknologjike dhe informative. Me një buton sipërfaqet e rrafshta të tryezave të ktheheshin në reliev apo në gjallesa tredimensionale, imitim në perfeksion i imazheve reale të specieve të kafshëve të egra, të insekteve, zvarranikëve apo drurëve, luleve e bimësisë që vegjeton në Parkun Natyror të Uçkës.

Më tej në dhjetëra ekrane, të shfaqej si në kohë reale, ndërveprimi dhe bashkëjetesa që ka ndërtuar mes tyre i gjithë habitati floreal dhe fauna e këtij Parku. Mësuam se janë mbi 1.300 specie të tjera bimore, zogj unikë, flutura dhe kafshë të tjera, pasuri e Parkut Natyror të Uçkës.

Nga sirtare të fshehtë ti mund të tërhiqje një fije dhe të dilte që andej pasaporta informative rreth species që të interesonte. Poshtë kupolash mistike kishte ekrane ku t’i klikoje dhe futeshe në botën e një shpelle reale, ku zëri kumbon dhe në vesh të vjen jehona, gurgullima, apo fëshfërima e barit ose lëvizja e gjallesës së vërtetë. Më tej stinën e vitit ishe ti që “e bëje”, duke klikuar butonin e shiut, bubullimave, mjergullës apo diellit që shkëlqen dhe reagimin e përshtatjen e gjallesave përreth me stinën e “urdhëruar” nga ciceronja, që shpjegonte tërë pasion e duke na përgatitur për befasinë dhe ndjesinë e radhës.

Rreth njëmijë vjet më parë, populli sllav mendoi se mali kishte fuqi mistike dhe filluan ta përdorin atë si një vend adhurimi. Këtë ndjesi na e dha edhe vizita në muzeun digital.

Na thanë se ky muze është një ndalesë e domosdoshme për të marrë një qasje dhe shije të veçantë të asaj që fsheh Parku Natyror, ku gjendet një ekuilibër i përsosur midis ruajtjes së biodiversitetit të Uçkës. Kjo është e pandarë nga aftësimi i njerëzve që vijnë dhe vlerësojnë veçantinë e parkut, duke hapur dhe mbajtur shtigje për ecje dhe çiklizëm deri në majën, që i kalon njëmijë metrat lartësi nga deti që ke lënë poshtë.

Shkruar nga Thoma Nika, zëdhënës i Bashkisë

Tags: Kryesore
Previous Post

Kërkohen “me qiri”: më të kërkuarit e momentit në Shqipëri

Next Post

Si sot, 110 vjet nga fundosja e Titanikut: ku u gabua?

PorositWeb

Related Posts

“Tajlanda shqiptare” me muzikën në kupë…(!)
TË FUNDIT

“Tajlanda shqiptare” me muzikën në kupë…(!)

8 Gusht, 2024
Bloomberg: Planet e mëdha të Jared Kushnerit në Ballkan
TË FUNDIT

Bloomberg: Planet e mëdha të Jared Kushnerit në Ballkan

8 Gusht, 2024
Turistët që vijnë në Shqipëri, sa “koprracë”!
Kryesore

Turistët që vijnë në Shqipëri, sa “koprracë”!

6 Gusht, 2024
Edhe Santorini bosh!
TË FUNDIT

Edhe Santorini bosh!

6 Gusht, 2024
Një plazh falas në Breg në kohën e “detit të xanun”
TË FUNDIT

Një plazh falas në Breg në kohën e “detit të xanun”

3 Gusht, 2024
Një tjetër destinacion i famshëm i cenuar nga turizmi masiv
TË FUNDIT

Një tjetër destinacion i famshëm i cenuar nga turizmi masiv

28 Korrik, 2024

Comments 3

  1. read review says:
    2 muaj ago

    108580 900837Amaze! Thank you! I constantly wished to produce in my internet website a thing like that. Can I take element of the publish to my blog? 42123

  2. เว็บพนันออนไลน์เกาหลี says:
    2 muaj ago

    837263 556229Merely wanna input on couple of common items, The website design is perfect, the topic material is rattling superb : D. 207630

  3. test.gameplaying.info says:
    2 ditë ago

    762517 576613You produced some decent points there. I looked online for your issue and located a lot of people will go together with with the site. 704401

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.