Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Nevoja ulëritëse për korrektorë gjuhësorë në median shqiptare

Degradimi i shqipes prej lajmbërjes pa filtrin fundor: korrektorin!

by Saranda City
21 Prill, 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Çdo shkrim deri dje në median e shkruar kalonte në filtrin fundor të një korrektori gjuhësor. Fjala vjen, Shekulli pati ndër vite Kadrie Kadarenë, të motrën e shkrimtarit të njohur, në rolin e një rojtare të paepur të gjuhës, një skrupuloze e pashembullt e shqipes. Por tashmë, duke lexuar edhe gjuhësisht mediat online, sado emër të madh të kenë, pra ndryshe nga surrogatot që janë me qindra, është e qartë se aty nuk ka më dorë korrektori. Një shembull për këtë mungesë ulëritëse, sa dhe nevojë ulëritëse, e has te titulli i mësipërm, mes qindrave të tillë në nivele katastrofike. Dhe është te një media që mban një emër prestigjoz dhe në arenën ndërkombëtare.

Dy 2-sha në vend të dy “dy”-shave, është njëherësh dhe epidemia e tmerrshme që ka kapluar të gjithë tekstet dhe titujt në median e shkruar, pra atë online që sundon sot, ku aty ku numrat duhen shkruar me gërma ofrohen me numra, gjë që as syri s’e pranon, pasi nuk e pranon as estetika gjuhësore e shqipes. Më pas janë padija e thellë se ku duhet e ku nuk duhet presja apo pika, pra injoranca në shenjat e pikësimit. Në rastin konkret, titullit i mungon një presje e panegociueshme pas “Policia e Sarandës”. Kjo jo domosdoshmërisht e bën gazetarin ose gazetaren të paaftë profesionalisht, pasi jo domosdoshmërisht mund të posedosh edhe kulturë gjuhësore në zejen e të shkruarit gazetaresk.

Ama, që një shkrim – kronikë klasike, reportazh, opionin a tjetërçka – të mos ketë një filtër gjuhësor, për më tepër në media me emër të madh, kjo është e pafalshme. Ndaj ndodh që media të tilla, ose dhe ato që posedohen nga emra të njohur në gazetari, nuk sheh të bëjnë aspak diferencë me ato që kanë pas lumpenë shoqërorë, të cilët deri dje as në ëndrrat më të çartura nuk e kishin menduar se një ditë do zotëronin portale. /sarandacity.al/   

Porosit Web Porosit Web Porosit Web
Previous Post

Libri që bëri bashkë dy ish-kryebashkiakë të Sarandës

Next Post

Kathimerini: Janis dhe Anastasia po studiojnë Islamin

Saranda City

Related Posts

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…
Shoqëri

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…

23 Shtator, 2024
I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Diell por pa rërë?
Fenomen

Diell por pa rërë?

18 Shtator, 2024
Instagram, ndryshime për adoleshentët
Shoqëri

Instagram, ndryshime për adoleshentët

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024

Comments 1

  1. 토토 메이저 사이트 추천 says:
    2 muaj ago

    398284 425028Gnarly post mate, maintain the great function, just shared this with ma friendz 215385

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.