Bebe Rexha, këngëtarja e njohur shqiptare, e pësoi rëndë gjatë një koncerti në New York, pasi u godit nga dikush me telefon në kokë, duke e detyruar që të lërë skenën e dëmtuar rëndë në sy.
Hetimet paraprake nga policia njujorkeze konstatuan se një 27-vjeçar i ka hedhur me dashje telefonin këngëtares 33-vjeçare. Po pse?
Ai quhet Nicolas Malvagna nga New Jersey, i cili i tha prokurorit se e kishte bërë këtë për argëtim.
“Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të koncertit, sepse kjo do të ishte argëtuese”, ka thënë ai, qartazi idiot mbi motivin. /sarandacity.al/