Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Nga Blendi Gonxhe*: Mbi Raportin e UNESCO-s për Butrintin

Qëndrime dhe sqarime qeveritare mbi delikatesën e një çështjeje

by Saranda City
20 Mars, 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ndjek me vëmendje dhe prioritet rrethanat e reja të krijuara me modelin e ri të administrimit të Parkut Kombëtar të Butrintit dhe është duke punuar në mënyrë intensive për hartimin e një plani tërësor veprimesh, që synon:

  1. a) forcimin e rolit dhe koordinimit të institucioneve publike, qendrore dhe vendore;
  2. b) rritjen e transparencës dhe gjithë-përfshirjen në proceset vendimmarrëse;
  3. c) koherencën e nevojshme në administrimin e gjithë territorit të Parkut Kombëtar të Butrintit, si një tërësi e vetme.

MEKI ka shqyrtuar me vëmendje të veçantë rekomandimet e Raportit të UNESCO/ICOMOS, si një dokument objektiv, konstruktiv dhe shumë të vlefshëm, dhe gjen rekomandimet e tij në përputhje me vizionin dhe qëndrimin tonë për administrimin e qëndrueshëm e të integruar të Butrintit. Natyrisht, kemi vëmendje edhe ndaj diskutimeve zyrtare dhe publike lidhur me këtë Raport, si dhe formën e re të administrimit të një nënzone të Butrintit.

MEKI ka ndjekur edhe diskursin politik të një grupi deputetësh të opozitës (e drejtë e rolit të tyre parlamentar), si dhe kërkesën e tyre në Gjykatën Kushtetuese për moskushtetueshmërinë e Ligjit nr. 50/2022 “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit”. Në respekt të plotë të gjykimit të pavarur të Gjykatës Kushtetuese, MEKI nuk ka mbajtur një qëndrim publik në lidhje me këtë çështje. Por deklaratat e ditëve të fundit për Raportin e misionit të përbashkët të Qendrës së Trashëgimisë Botërore dhe ICOMOS, na nxisin të informojmë publikun për vlerësimin tonë lidhur me këtë Raport.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

MEKI është e ndërgjegjshme se analiza e modelit të ri të administrimit të Butrintit duhet të zhvillohet rreth Vlerave të Jashtëzakonshme Universale që mbart kjo pasuri kulturore e njerëzimit. Vlerësimi i Raportit të UNESCO/ICOMOS se këto vlera janë të pacenuara është shumë i rëndësishëm. Por, edhe vlerësimi tjetër se këto vlera mbeten të ekspozuara ndaj rreziqeve potenciale natyrore dhe njerëzore, përputhet gjithashtu me gjykimin tonë. Në këtë kontekst, roli qendror i Shtetit, jo vetëm nuk do të zbehet në formën e re administruese të një pjese të pasurisë universale, por do të jetë garantues i koherencës së mbrojtjes dhe zhvillimit të gjithë Parkut Kombëtar të Butrintit. Në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe entet e tjera shtetërore, qendrore dhe vendore, do të ngremë Komitetin e Koordinimit të Parkut Kombëtar të Butrintit, me një bazë të gjerë ekspertize dhe përfaqësimi, të aftë për të koordinuar dhe monitoruar zbatimin e strategjive dhe politikave të konservimit dhe administrimit të pasurisë universale të Parkut Kombëtar.

Mbivendosja e shumë vendimeve, hartave dhe ndryshimeve të kufijve të Parkut ndër vite, ka krijuar një situatë, të cilën Raporti i fundit i UNESCO/ICOMOS e vlerëson si konfuze. Kjo nuk ndihmon në përcaktimin e qartë të detyrave dhe përgjegjësive të gjithë enteve të përfshira në mbrojtjen, konservimin dhe zhvillimin e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndaj MEKI ka nisur punën për vlerësimin e detajuar të kësaj situate. Në bashkëpunim me MTM-në, partnerët ndërkombëtar dhe komunitetin, do të hartojmë dhe propozojmë një variant ku detyrat, të drejtat dhe përgjegjësitë të jenë qartazi të identifikuara.

Gjithashtu, MEKI angazhohet për arritjen e objektivit të përputhshmërisë sa më të shpejtë, duke afruar sa më shumë të jetë e mundur kufijtë e Pasurisë Botërore dhe të Zonës së saj të Mbrojtur (Buffer Zone), me nënzonat e klasifikuara nga specialistët tanë më të mirë, së bashku me regjimet specifike të mbrojtjes së secilës prej tyre.

Qendra e Trashëgimisë Botërore, si institucioni që monitoron dhe siguron zbatimin e Konventës së Parisit, sikurse edhe Raporti i fundit i UNESCO/ICOMOS, nuk kanë shprehur në asnjë rast shqetësim për shkelje të mundshme të Konventës nga Shteti Palë (Shqipëria). Roli qendror i shtetit dhe përgjegjësia e tij ndaj Konventës nuk cenohen as nga forma e re e administrimit të nën-zonës A3 të Parkut nga Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit dhe as nga Bordi i tij i drejtorëve. Ky i fundit, nuk është konceptuar dhe nuk do të jetë ndonjëherë arenë e përballjeve të “votave të njërës palë me votat e palës tjetër”. Njëqind për qind të votave të Bordit janë dhe do të jenë në funksion të mbrojtjes, konservimit dhe zhvillimit të pasurisë kulturore e natyrore. Sidoqoftë, MEKI beson se grupet e interesit, veçanërisht komunitetet vendore, mund të përfaqësohen në Bord me statusin e vëzhguesit (siç sugjeron edhe Raporti i fundit), në funksion të rritjes së transparencës.

MEKI e vlerëson si shumë të rëndësishme fazën tranzitore drejt vendosjes së plotë të regjimit të ri administrues në nënzonën A3 të Parkut të Butrintit. Plani i konservimit arkeologjik, me ndërhyrjet prioritare të përcaktuara nga Plani i Menaxhimit, do të fillojë zbatimin menjëherë. Fondet e nevojshme për aktivitetin e parashikuar prej tij, do të vendosen në dispozicion të strukturave dhe aktiviteti kërkimor do të gjallërohet duke nisur nga ky sezon, me pjesëmarrjen e institucioneve kërkimore dhe universiteteve të ndryshme.

MEKI ndan të njëjtin qëndrim me konstatimet e raportit të fundit të UNESCO, se:

  1. a) Plani i Integruar i Menaxhimit ofron një bazë të shkëlqyer për të ardhmen e administrimit të Butrintit;
  2. b) vendimmarrja për zhvendosjen e një pjese të territorit urban të Ksamilit nga zona e mbrojtur e Parkut Kombëtar të Butrintit është në linjë me propozimet e Planit të Integruar të Menaxhimit dhe synon kufizimin e zhvillimit të mëtejshëm urban të zonës;
  3. c) nuk ka sjellë asnjë cenim të Vlerave të Jashtëzakonshme Universale të pasurisë botërore.

MEKI e konsideron vendimmarrjen e sipërcituar një hap shumë të rëndësishëm për harmonizimin e interesave zhvillimore të komuniteteve vendore, me interesat e mbrojtjes së vlerave kulturore dhe peizazheve të Butrintit.

Njëkohësisht, po identifikojmë hapat për forcimin e mëtejshëm të strukturave tona, në rolin e kontaktit me Qendrën e Trashëgimisë Botërore, si dhe të harmonizimit të vendimeve shtetërore me rekomandimet e saj. Zhvillimi i zonës jashtë territorit të Parkut Kombëtar të Butrintit është nën mbikëqyrje të vazhdueshme, me synim vendosjen e detyrueshme të standardit më të lartë për Vlerësimin e Ndikimit mbi Trashëgiminë Kulturore.

*Ministër i Ekonomisë dhe Kulturës

Previous Post

Për të gjithë të (pa)duruarit: si do jenë rrugët e zemrës së Sarandës në punë ditësh a javësh

Next Post

Shkrepjet si nënë: i sapolinduri i një…fotografeje!

Saranda City

Related Posts

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij
Kryesore

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Diell por pa rërë?
Fenomen

Diell por pa rërë?

18 Shtator, 2024
Saranda me baypass: ARRSH prokuron studim-projektimin për rrugën e re
Ekonomi

Saranda me baypass: ARRSH prokuron studim-projektimin për rrugën e re

27 Gusht, 2024
Janaqi minoritar me sjellje harbuti: sajesa e pagëlltitshme e Kreshnik Spahiut
Kryesore

Janaqi minoritar me sjellje harbuti: sajesa e pagëlltitshme e Kreshnik Spahiut

11 Gusht, 2024
Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?
Kryesore

Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?

8 Gusht, 2024

Comments 1

  1. pg168 says:
    2 muaj ago

    92855 347917This internet web site is actually a walk-through for all of the info you wanted about this and didnt know who to ask. Glimpse here, and youll definitely discover it. 772945

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.