Mbrëmjen e djeshme u zhvillua derbi i Milanos, mes Milanit dhe Interit. Ndeshja përfundoi me fitoren 1-2 të Interit, që i garantoi edhe matematikisht fitoren e kampionatit të 20-të disa javë përpara mbylljes së sezonit. Ndeshja ishte plot tensione, të cilat në fund degraduan në një sherr me grushte në fushën e blertë, gjë që gjë e detyroi arbitrin të nxirrte tre kartonë të kuq.
Në Spanjë u zhvillua në fundjavë e ashtuquajtura El Clásico, ndeshja midis Real Madridit dhe Barcelonës, deri më sot skuadrat më të forta dhe më të suksesshme në historinë e kampionatit spanjoll. Reali fitoi 3-2 falë golit vendimtar të Jude Bellingham në kohën shtesë, duke e çuar në 11 pikë epërsinë ndaj Barcelonës, dhe shkuar e sigurt drejt titullit kampion.
Po në fundjavë në Argjentinë u luajt Superclásico, derbi mes dy skuadrave kryesore të Buenos Aires, River Plate dhe Boca Juniors. Boca fitoi me rezultatin 3-2, duke eliminuar Riverin në çerekfinalen të Kupës së Ligës Profesionistre. Në të tria rastet e përmendura, ndeshjet kanë rëndësinë e tyre për renditjen.
Por e veçanta e ndeshjeve të këtij lloji, është se ato ndryshojnë nga të tjerat edhe kur dy skuadrat nuk luajnë për ndonjë trofe apo objektiv konkret. Aspirata bazë është thjesht të mundësh rivalin, ta fitosh atë ndeshje për të pretenduar (të paktën deri në ndeshjen tjetër) një formë përparësie ndaj kundërshtarit historik.
Për më tepër, rivalitetet më të mëdha të futbollit, motivohen shpesh nga diçka që shkon përtej futbollit, dhe që mund të ketë lidhje me çështje kulturore, sociale ose politike, ose të paktën në parim. Real Madrid dhe Barcelona janë dy nga skuadrat më të suksesshme në Evropë.
Por mbi të gjitha ato përfaqësojnë vende dhe grupime njerëzish shumë të ndryshëm në Spanjë, shpeshherë në kundërvënie të fortë ndaj njëri-tjetrit: Reali është ekipi i kryeqytetit, i kurorës mbretërore, pasi familja gjakblu mbështet Realin në Spanjën e bashkuar. Ndërkohë Barcelona përfaqëson aspiratat e pavarësisë së rajonit të Katalonjës. Motoja e Barcelonës, “Més que un club” (Më shumë se një ekip, në gjuhën katalane), bart një domethënie të fortë historiko-kulturore.
Parulla lindi në vitin 1968 (në vitet e diktaturës së gjeneralit Francisco Franco, 1939-1975), dhe tregon ende se Barcelona nuk është thjesht një ekip, por përfaqëson identitetin katalanas. Edhe rivaliteti midis River Plate dhe Boca Juniors, i konsideruar nga shumë si një nga më të egrit dhe spektakolarët në botë, ka më shumë origjinë sociale.
Tifozët e Riverit janë historikisht përfaqësues të borgjezisë së kryeqytetit argjentinas (për këtë arsye quhen Los Millonarios). Ndërsa të Bocas janë populli, njerëzit e thjeshtë (përfshirë shumë emigrantë italianë) të Buenos Airesit. Superclásico ka një histori të gjatë incidentesh dhe përplasjesh mes tifozëve.
Më 30 prill 1994, dy tifozë të River Plate u vranë nga anëtarët e Barra Brava, një grup ultras i ekipit të Bocas. Më 27 janar 2002, gjatë një ndeshjeje miqësore të luajtur në stadiumin “Mar del Plata”, pati përplasje shumë të ashpra mes tifozëve, gjatë të cilave një tifoz i Bocas vdiq pasi u godit me thikë.
Incidenti më i rëndë ndodhi më 23 qershor 1968, kur 71 tifozë shumë të rinj të Boca Juniors u shtypën për vdekje në “Monumental”, stadiumi i River Plate (përgjegjësia për atë ngjarje nuk u zbardh kurrë nga drejtësia). Në dhjetorin e vitit 2018, River dhe Boca luajtën për herë të parë historinë e tyre midis tyre në finalen e Copa Libertadores (dhe deri më sot të vetmen).
Ajo është kupa kryesore për ekipet në Amerikën e Jugut, një lloj ekuivalenti i Ligës së Kampionëve në Evropë. Para ndeshjes së kthimit, disa tifozë të River Plate gjuajtën me gurë autobusin e ekipit të Bocas, duke plagosur disa lojtarë dhe duke i detyruar organizatorët të shtyjnë ndeshjen (që po për arsye sigurie në fund u luajt mijëra kilometra larg në kryeqytetin spanjoll Madrid).
Prej vitesh, ndeshjet midis River Plate dhe Boca Juniors luhen pa tifozët miq në stadium. Edhe rivaliteti i fortë midis Interit dhe Milanit në Itali, i ka rrënjë tek klasat e ndryshme shoqërore. Të paktën në fillim, tifozët e Interit ishin përfaqësues të borgjezisë, ndërsa Milani kishte më shumë ndjekës mes klasave punëtore.
Me kalimin e kohës këto dallime janë bërë gjithnjë e më të paqarta. Megjithatë rivaliteti mbeti. Ai ndihet gjithmonë, madje edhe kur të dyja skuadrat e Milanos janë më pak konkurruese (sidomos periudha midis viteve 2013-2018), por është ende atipike në krahasim me derbit e tjerë në botë, për shkak të marrëdhënieve midis dy tifozerive, dhe sepse të dyja skuadrat luajnë në të njëjtin stadium, “San Siro”.
Për më shumë se 40 vjet (që nga vdekja e një tifozi 21-vjeçar të Interit në vitin 1981), ka pasur një lloj pakti për të shmangur dhunën midis ultrasve të Milanit dhe Interit. Pavarësisht se është ndeshja më e rëndësishme e vitit për të dyja skuadrat, në derbin e Milanos nuk ka thuajse asnjëherë përplasje mes tifozëve.
Kështu, tifozët e Milanit dhe Interit bashkëjetojnë të qetë në stadiumin “San Siro”, duke e ndjekur shpeshherë ndeshjen në të njëjtët sektorë pa ndonjë problem të veçantë, diçka që është e vështirë të përsëritet diku tjetër. Natyrisht, kjo nuk vlen për tifozët e organizuar, të cilët zënë dy qoshet e kundërta të stadiumit (“Veriu” është Interi, “Jugu” është Milani) dhe organizohen vetë duke krijuar koreografi spektakolare që janë ndër më të njohurat në futboll.
Derbi midis Romës dhe Lazios, ndihet akoma më shumë nga tifozët, dhe është më i tensionuar për sa i përket garantimit të rendit publik. Përplasjet midis dy tifozerive vazhdojnë edhe sot. Në dallim nga Milani dhe Interi, dy skuadrat kryeqytetase kanë luajtur rrallë për trofe të rëndësishëm siç është Scudetto (kampionati).
Prandaj, fitimi i derbit është kthyer zakonisht në një objektiv sezonal thuajse po aq të rëndësishëm sa fitimi i një titulli. Ndërkohë, ka pasur shumë përplasje mes tifozëve kur në Francë përballen me njëra-tjetrën Marseille dhe Nice. Është një rivalitet shumë politik: ultrasit e Marseille janë “të krahut të majtë”, antifashistë dhe anti-racistë; ndërsa ata të Nicës janë të lidhur me të djathtën ekstreme.
Në kampionatin anglez ka rivalitete të ndryshme, edhe pse koncepti i derbit është bërë pak më i rëndësishëm për shkak të ekzistencës së shumë skuadrave në Londër (rreth 1/3 e skuadrave në Premier League janë nga kryeqyteti). Liverpool dhe Manchester United janë rivalë historikë, pasi janë dy skuadrat më të suksesshme në vend.
Ndërsa derbi më prestigjioz i kryeqytetit është ai i Londrës së Veriut mes Arsenalit dhe Tottenham. Në derbin e Glasgout në Skoci, Celtic dhe Rangers shihen si shprehje e dy vizioneve socio-politike shumë të ndryshme, madje më shumë se sa rivaliteti Real-Barcelona në Spanjë.
Tifozët e Celtic janë në përgjithësi katolikë, republikanë dhe socialistë, ndërsa tifozët e Rangers janë protestantë, mbretërorë dhe konservatorë. Së bashku, të dyja skuadrat kanë fituar 108 nga 127 kampionatet skoceze të luajtura deri më tani (55 Rangers dhe 53 Celtic). Pra thuajse çdo vit, derbi i Glasgout është një moment i rëndësishëm i kampionatit.
Dy skuadrat kryesore të Athinës, Olympiakos dhe Panathinaikos, luajnë shpesh për titullin në një derbi që quhet edhe si “Nëna e të gjitha betejave” ose “Derbi i armiqve të përjetshëm”. E veçanta e këtij rivaliteti është ai se nuk kufizohet vetëm tek futbolli, pasi kanë ekipe që garojnë edhe në basketboll, volejboll dhe hendboll.
E njëjta gjë ndodh me Gallatasarajin dhe Fenerbahçen, dy klube turke nga Stambolli, gjithashtu rivalë historikë, apo edhe për dy klubet e Beogradit në Serbi, Yllin e Kuq dhe Partizanin. Ylli i Kuq (Crvena Zvezda) u themelua menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945 si një klub sportiv shtetëror për t’u ofruar të gjithë beogradasve mundësinë për të ushtruar një sport.
Po atë vit u themelua Partizani i Beogradit nga ushtria jugosllave, që u bë menjëherë rivali i madh i Yllit të Kuq. Por kjo e fundit mbeti skuadra më popullore dhe më e suksesshme. Gjatë kohës së Jugosllavisë Crvena Zvezda kishte një rivalitet shumë të fortë dhe me ngarkesë politike me skuadrën kroate Dinamo Zagreb. Përplasjet midis dy skuadrave dhe tifozerive më 13 maj 1990 u panë nga shumë njerëz si një shenjë e shpërthimit të luftës që do të sillte shpërbërjen e Jugosllavisë.
Në Afrikën Veriore luhen dy nga derbit më spektakolarë dhe më të ndjekur në botën e futbollit (edhe pse jo shumë në Evropë), sidomos sa i përket përjetimit të tyre nga tifozët. Në Marok, Raja Casablanca dhe Wydad Casablanca, që ashtu si Milani dhe Interi, ndajnë të njëjtin stadium, “Mohamed V”, dhe përballen me njëra-tjetrën jo vetëm për epërsi në futboll në qytet, por edhe në nivel kombëtar.
Derbi i Kajros mes Al Ahly dhe Zamalek është ndeshja më e ndjekur jo vetëm në Egjipt, por në të gjithë Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.
Al Ahly, skuadra më e suksesshme në Afrikë u themelua në vitin 1907 nga disa studentë dhe shumë shpejt u bë një simbol i kundërshtimit ndaj pushtimit britanik. Nga ana tjetër Zamalek, ka pasur lidhje me kolonizatorët, edhe pse kalimin e kohës është bërë pjesë e kulturës popullore egjiptiane. /sarandacity.al/
priligy india with separate fluorescence