Pasi u njohëm dhe biseduam me më të mirët e “Hasan Tahsinit” në Maturën 2021 e tre vite gjimnaz, kalojmë në Konispol, te “Bido Sejko”.
Një intërvistë së pari me Grisela Velin, e njohur si poete me disa libra të botuara, e që natyrshëm është renditur ndër më të mirat e këtij gjimnazi.
Të befason kur përshkruan veten e kur e mbyll me falenderim ndaj Zotit.
Pra cila është ajo?
Grisela, ia arritët më mund të madh të ishin ndër më të mirat në fund të gjimnazit, apo me talent dhe sportivitet?
99% punë,1% talent përsa i përket renditjes ndër më të mirët. Koha është sfida ime më e madhe dhe e shfrytëzova kohën në mënyrën më të dobishme për të triumfuar me rezultate të kënaqshme.
Si përkthehet te ju të veçohesh te më të mirët?
Përkthehet në një parajsë të vogël e cila mbart brenda zërin e jo “më të mirëve” por të atyre që studiuan më fuqishëm.
Çfarë keni kuptuar nga jeta deri më tani falë stë parës sfidë, asaj të rezultateve në shkollë?
Kam kuptuar që dija është horizonti i pafundëm i jetës dhe si e atillë një person që pikësynon dijen, tashmë i ka bërë ballë sfidave dhe ato janë të pallogaritshme.
Ju njiheni dhe si poete, me disa libra te shkruar deri më tani. Poezia, te shkruarit, ka qenë prej motivimeve për të qëndruar me kokë mbi libra?
Motivet sipas meje ndahen… Kam studiuar fortë mësimet e shkollës për t’u bërë ai person që askush nuk besoi se mund të bëhem.
Po, bota ime e talentit më ka ndihmuar tepër për t’mos u lodhur prej shkrimeve dhe leximeve. Gjithashtu nuk kam lënë pas dore as leximin e librave të mi të preferuar.
Po tani, ky e keni vënë syrin për shkollën e lartë, në ç’vend, në ç’degë?
Pas aplikimeve të bëra në Turqi, fitova bursë në degën e psikologjisë. Degë e cila kemi disa pika të përbashkëta.
Jeni nga një zonë me tradita, punë e arsmidashëe, edhe me modele suksesi në nivel kombëtar. E shihni veten një ditë me rol në zonën tuaj dhe nëse po, cili do qe ai?
Vetë jeta është një skenë ku në të luhet teatër dhe ne kemi secili nga një rol…dhe nëse një ditë arrijmë të shkojmë në një skenë më të madhe, kjo s’do të thotë që nuk do kthehemi kurrë andej ku ja nisëm për t’u bërë dobi dhe për të tjerët. Do të doja që një prej roleve të mia të qe ai për të cilin do të studioj. Me forcën time vullnetare do të kisha dëshirë së pari t’ju jepja forcë të shëndetit mendor gjithësecilit e t’ju rikujtoja që prej andej nis forca e gjithçkaje, kështu ata do të arrinin sukses të fuqishëm. Sa për mua… Suksesi im, është puna ime,dhe puna ime është përkushtimi. S’ka sukses pa përkushtim!
Cila është Grisela Veli tej mësimeve, librave, edhe poezive?
Grisela është përtej asaj që mund të dish për të dhe që mund të shohësh… Grisela është botë e një bote madhe e cila s’mund t’a anashkalojë lehtë librin. Ka vizione në jetën e saj dhe ecën me parime. Mundohet t’a çojë artin sa më lart, aty ku meriton e aty ku qëndrojnë vetëm majat. Grisela është pjesë e buzeqëshjes dhe ajo që i jep kohë kohës. Grisela nuk harxhon kohë me rrjetet sociale… Grisela fiton kohë duke biseduar me hënën. Grisela nuk e përshkruan dot veten, shkronjat e bëjnë për të.
Grisela është e thellë, se në thellësi gjenden thesare. Dhe Grisela shkruan thellë për ata të paktët që kuptojnë thellë. Pa thellësitë ajo mbytet.
Grisela, përtej të gjithave është falënderuese e Zotit dhe krijesë e rrugës së Tij të drejtë! /sarandacity.al/