Telemak Papapano ishte një ndër këngëtarët lokalë të Sarandës, i cili bëri emër dhe në festivalet në RTSH.
Që pas 90-ës, si shumë e shumë qytetarë të Sarandës, edhe nga sfera e artit, ai do zhvendosej në Greqi ku dhe jeton sot e kësaj dite.
Ka lindur në Delvinë në vitin 1956. I prejardhur nga një familje inteklektualësh, që i vogël morri kulturë muzikore duke mësuar të luante në mandolinë dhe violinë.
Këto mësime i morri nga profesor Piro Stefanidhi, edhe ky një personalitet delvinjot.
Telemaku, së bashku me fëmijët e profesorit, Tomi, Laerti dhe motrat e tyre, jepnin shpesh në sheshin e lagjes “Markato” koncerte përpara fëmijëve të tjerë. Gjatë verës në këto koncerte, ju bashkohej dhe Ardit Gjebrea, i cili dhe këndonte por edhe i binte fizarmonikës që ja siguronte i afërmi i tij Tomi Stathaj.
Në shkollën e mesme “10 korriku”, Telemaku nën drejtimin e mjeshtrit të muzikës të paharruarit Murteza Leka, ishte pjesë e orkestrinës së bashku me një grup shokësh të talentuar, si Frederik Kodhelaj (fizarmonikë), Lea Peci (kitarë akustike), Xhimi Nasto (kitare dhe llahutë), Vladimir Demaj dhe Lili Gazeli në klarinetë, Laert Stefanidhi me dy motrat e tij në violinë, të cilët jepnin koncerte në shkollë, qytet apo dhe në rreth.
Të paharuar për delvinjotët do të mbeten këngët e sazeve të interpretuara shumë bukur nga ky grup artistësh.
Fama e tyre do të arrinte deri në Tiran, kur në një moment RTSH do ta regjistronte këtë grup në qytetin antik te Butrintit.
Po kështu, ansambli i shkollës se mesme të Delvinës, pjesë e të cilit ishin dhe këta instrumentistë dhe artistë, në konkursin kombëtar të zhvilluar në qytetin e Beratit, do të fitonin vendin e dytë.
Gjatë vazhdimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës në degën veterinari, Telemaku u aktivizua si këngëtar në Estradën Profesioniste të Tiranës.
Me mbarimin e studimeve të larta, ai do të fillonte punë në NRZP në Sarandë.
Por shumë shpejt ai do ta linte zanatin dhe do të fillonte një karrierë artistike si këngëtar profesionistë në Estradën Profesioniste të Sarandës në mesin e viteve 80-të.
Telemaku ka marrë pjesë disa herë në festivalet kombëtare të këngës, në ato të interpretuesve, në anketa muzikore, në festivale folklorike kombëtare, si dhe në shumë aktivitete të tjera të karakterit lokal dhe kombëtar.
Sarandacity.al i uron të ketë jetë të gjatë dhe të lumtur familjarisht. /sarandacity.al/
https://youtu.be/66fnq8VdDVk
Hello there! Do you know if they make any plugins to help with Search Engine Optimization? I’m trying to get my website to rank for some
targeted keywords but I’m not seeing very good success.
If you know of any please share. Many thanks!
You can read similar article here: Warm blankets