Ditën e mërkurë në orën 14.00 nëpërmjet komunikimit online, duke respektuar rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të parandaluar përhapjen e virusit pritet të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Bashkisë, me këtë rend dite:
- P/Vendim “Mbi masën e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për periudhën e pandemisë nga COVID -19 ”.
- P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 –28 Shkurt 2021 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
- P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, shkurt 2021”
- P/Vendim “Për miratimin e të ardhurave dhe të tavaneve të shpenzimeve në nivel programi, të Buxhetit afatmesëm 2022-2024”
- P/Vendim “Për miratimin e Rregullores për Strukturat Komunitare dhe ndërveprimi i tyre në Këshillin Bashkiak”
- P/Vendim “Për miratimin e listës së familjeve që përfitojnë nga programi i subvencionimit të interesave të kredisë me kushte lehtësuese nga shteti “
- P/Vendim “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”
- Raport mbi punën e Policisë Bashkiake për vitin 2020. /sarandacity/