Përmeti ka të ngjarë të ketë dhe ky qytet një vatër arkeologjike, ngjashëm si në Sarandë më Onhezmin, në qendër.
Fjala është për zbulimin e nja varreze mesjetare, që sipas ATSH, pasi objektet e zbuluara si pjesë e inventarit të varreve të gërmuara, përfaqësojnë ekzemplarët më tipikë të kulturës arbërore të vendit tonë.
Sipas Institutit Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, stolitë e zbuluara janë kryesisht prej bronzi dhe ruhen në gjendje shumë të mirë dhe kanë vlera për ekspozim në muze.
Nga studimi paraprak i objekteve të zbuluara, si dhe tipologjisë së varreve, ato mund të datohen në shek. VII – VIII pas erës sonë. /sarandacity.al/