Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Një alarm për Butrintin: e dini ç’ka ndodhur në Britaninë e Madhe?

by PorositWeb
25 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-drejtori i Parkut të Butrintit Auron Tare i trembet një goditjeje të mundshme që mund të marrë ky sit arkeologjik me nam, krenaria më e madhe shqiptare në këtë lëmë, me një heqje nga UNESCO.

Ai i referohet një zhvillimi në Britaninë e Madhe, për atë që mund të ngjasë dhe me Butrintin nesër.

“Po Butrinti?

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sipas gazetës Guardian,  një nga ikonat e trashëgimisë britanike – “Stonehenge” mund të humbasë statusin e Pasurisë Botërore të UNESCO-s.

Ky lajm vjen menjëherq pasi pjesës historike të Liverpulit ju hoq ky status i rëndësishëm nga UNESCO.  

Këto vendime për një vend si Britania ku ka lindur koncepti i ruajtjes së trashëgimise historike janë të mjaftueshme për të kuptuar rrezikun e madh që i kërcënohet trashëgimisë kulturore kudo në botë. Gjithashtu ky lajm na jep të kuptojmë se zhvillimet e shoqërise moderne po trondisin rëndë trashëgiminë kulturore”, shkruan Tare, duke kaluar më pas te padakortësia e tij me Planin e Menaxhimit të Butrintit, hartuar nga qeverisja aktuale.

“Kërcënimi me rastin ‘Stonhenge’ vjen nga zhvillimet urbane që po zhvillohen përqark, zhvillime të cilat mesa duket nuk janë marrë fare parasysh nga Plani i Manaxhimit të kësaj Qendre. 

Qendra e ‘Stonehenge’ u përmend gjatë në shtypin shqiptar  kur ministrja e Kulturës Eva Margariti dhe drejtori i Fondit shqiptaro – amerikan Granof prezantuan Planin e ri të menaxhimit të Parkut të Butrintit. 

Të dy këto personalitete deklaruan se Plani i Manaxhimit të Butrintit ishte bërë sipas modelit të ‘Stonehenge’ në Britaninë e Madhe. 

Zonja Margariti me kënaqësi e reklamoi modelin e ‘Stonhenge’ si më të duhurin për Butrintin, megjithëse jam i sigurtë që nuk e ka parë ndonjëhere këtë qendër dhe nuk ka pasur mundesi ta studiojë problematikën e kësaj qendre që i është shitur nga hartuesit e planit si një histori suksesi. 

http:/www.mcntv.al/…/stonehenge-si-model-menaxhimi-p-r…

Duhet thënë se modeli i propozuar nga Fondi Shqiptaro – Amerikan ka pasur shumë mangësi që në konceptim dhe përfshirje të ekspertëve shqiptarë”, shkruan ndër të tjera Tare. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Tragjedi kosovare në Kroaci: jetë të këputura rrugës për në Gjermani

Next Post

Një kërkesë amerikane për shqiptarët dhe Shqipërinë

PorositWeb

Related Posts

Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?
Kryesore

Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?

8 Gusht, 2024
Ekspozita: Brigje deti në një Sarandë të kredhur në dritë dhe ngjyra
Kryesore

Ekspozita: Brigje deti në një Sarandë të kredhur në dritë dhe ngjyra

3 Gusht, 2024
E fundit nga UNESCO për Butrintin, Gjirokastrën e Beratin
Kulturë

E fundit nga UNESCO për Butrintin, Gjirokastrën e Beratin

25 Korrik, 2024
Automjeti në rrënojat e Butrintit i bërë lajm, i kujt ishte në të vërtetë?
Kulturë

Automjeti në rrënojat e Butrintit i bërë lajm, i kujt ishte në të vërtetë?

25 Korrik, 2024
UNESCO: Si duhet menaxhuar Butrinti
Kryesore

UNESCO: Si duhet menaxhuar Butrinti

20 Korrik, 2024
Pse serialet turke pëlqehen kaq shumë në mbarë botën?
Kryesore

Pse serialet turke pëlqehen kaq shumë në mbarë botën?

15 Korrik, 2024

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.