Luan Ahmeti është ndër ata arsimtarë me emër në Sarandë, duke qenë njëherësh dy herë drejtor i “Hasan Tahsinit”, në dy kohë të ndryshme, ku në të parën e bëri me nam në nivel kombëtar, ndërsa në të dytën e shpëtoi nga një valë vandalizmi histerik.
Ka lindur në qytetin e Elbasanit më 6 shkurt 1950. Shkollën fillore e kreu në Elbasan, kurse atë 7-vjecare dhe të mesmen në qytetin e Sarandës.
Në vitin 1967 filloi studimet e larta në degën fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tirane.
Pas mbarimit të fakultetit filloi punën si mësues fizike në gjimnazin “Hasan Tahsini”.
Në vitin 1978 u emërua drejtor i shkollës së mesme në Mursi, një shkollë me 500 nxënës
Në vitin 1983 u emërua drejtor i gjimnazit “Hasan Tahsini”, deri në vitin 1989.
Gjatë këtyre viteve në saje të punës së palodhur të stafit të mësuesve, gjimnazi i Sarandës shkëlqeu edhe në rang kombëtar ku çdo vit ka patur fitues në olimpiadat kombëtare në lëndët matematikë, fizikë, kimi, të shoqëruara me medalje ari si Adi Naçi, Adriana Nano, Donika Kordha, Altin Bilbili, Diana Miça, Adrian Llahana, Entela Xhavara, Albana Alia, Edvin Vasili, Alma Riska, Emiljano Llazo etj.
Këto arritje ishin në sajë të punës së përkushtuar të mësuesve Përparim Musai, Pirro Totoni, Xhorxhi Vasili, Rajmonda Liti, Llambi Marto, Apostol Nika, Ilir Dike, Majlinda Vaso, Mira Birjani, Vasil Polo, Shkëndie Sakaj, Fatbardha Xhaferi, Qemal Yzeiri, Tahir Zeneli, Niko Kacalidha, Vera Xhafa, Vasil Karkashina, Fatbardha Qejvani, Engjellushe Rizvani, Jani Gjati etj.
Në vitin 1989 u emërua shef i Seksionit të Arsimit në Sarandë.
Në vitet 1991 – 1992 ka punuar specialist dhe metodist i lëndës së fizikës në kabinetin pedagogjik të rrethit Sarandë. Në vitet 1992 – 1997 ka punuar mësues i lëndës së fizikës te “Hasan Tahsini”.
Rikthehet sërish drejtor i gjimnazit në vitet 1997 – 2001.
Gjatë vitit të mbrapsht 1997, së bashku me trupën pedagogjike të gjimnazit, organizoj ruajtjen dhe mbrojtjen e shkollës duke rrezikuar dhe jetën e tyre, pasi plumbat vinin nga të gjitha anët.
Vetë Luani shpëtoi Amzën e shkollës duke e marrë në shtëpi.
Ne vitin 2001 me iniciative e tij duke u bazuar në përvojën në mësimdhënie, hapi shkollën jopublike “Dea 2001”.
Në vitet 2001 – 2015 ka punuar drejtor i shkollës së mesme dhe 9-vjecare jopublike të kësaj shkolle, si dhe sot vazhdon të punojë si administrator aty.
Edhe këtu nuk munguan nxënësit fitues në Olimpiada Kombëtare si Eliza Mero, Mirel Shalari, Erlind Sulo, Adriatik Lapa, Parashqevi Kalluci, Henrieta Shino, Anisa Lulo, Aldo Musai, Ardino Halimi, Elona Taho, Esmeralda Shameti.
Nga institucionet kombëtare dhe lokale është nderuar me tituj të ndyshme nderi.
Sarandacity.al i uron profesor Luan Ahmetit shëndet, jetë dhe arritje të tjera në karrierën e tij si arsimtar gjurmëlënës në vite. /sarandacity.al/