Ekipet e shpëtimit grekë po kërkojnë për dy pilotët e avionit luftarak F-4 që u rrëzua në detin Jon pranë Greqisë perëndimore të hënën, njoftoi televizioni shtetëror.
Avioni, i cili ishte në një fluturim stërvitor, u rrëzua 25 milje detare (46 kilometra) në jug të aeroportit Andravida në gadishullin e Peloponezit.
Mediat raportuan se dy pilotë ishin hedhur nga avioni, por autoritetet nuk mund ta konfirmonin këtë informacion.
Greqia bleu për herë të parë avionë luftarakë F-4 ose Phantom të prodhimit amerikan në 1974.
Orë pas rrëzimit u publikuan dhe pamjet e para të mbetjeve të avionit.
Kujtohet nga media greke se avioni po kryente “lundrim të ulët”, pra një fluturim me limit minimal 300 këmbë.
Sipas informacioneve, vendi ku ka rënë avioni i Skuadronit 338 të Bombardimit, me qendër në krahun e 117 luftarak në bazën ajrore të Andravidës, është 1000 metra i thellë.
Avioni me dy vende të Forcave Ajrore që u rrëzua ishte në një fluturim stërvitor i shoqëruar nga një tjetër Phantom. /sarandacity.al/