Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Një dhuratë nga Amerika për Kristinën e shkollës së Mesopotamit

by PorositWeb
28 Dhjetor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Një mesazh nga Amerika mbrëmë më emocionoi dhe më mallëgjeu. Një koleg im, Sotiraq Kosta, tani pensionist, që jeton në Amerikë, më nisi 50 dollarë.

“Janë për Kristinën, diçka simbolike i nderuar miku im dhe koleg që nuk të harroj. Lexova në faqen tënde për nxënësen Kristina. Më preku. Ndaj të nis diçka simbolike për të”.

E lexoja dhe nuk i besoja syve. Për herë të parë kur nisa profesionin e mësuesit në Qukës të Librazhdit, ishin Raqi, Fatmiri, Pavli që më mbështetën, më përkrahën dhe më ndenjën afër me dashuri jo vetëm njerëzore por edhe me pasionin e tyre për të më ngjallur dashurinë për profesionin e bukur të mësuesit. Mbrëmë Raqi më dha edhe një leksion tjetër me humanizmin e tij. Sjell shkrimin që kisha bërë për Kristinën, nxënësen e klasës së pestë të shkollës sonë në  Mesopotam. Bashkia e Finiqit ka vënë mjetin e transportit që ajo me vëllanë e saj të zbresë nga fshati malor Kostar në shkollën e Mesopotamit

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Që të ndihet Kristina si ne, mësues..

Në sallën e vogël të shkollës ku punoja, trokiti lehtë dera. Dy nxënëse të klasës së 8-të, Natalia dhe Theotiana donin të më thoshnin diçka. Thashë të zakonshmet: s’kanë kuptuar ndonjë pyetje, ose për projektin që u kisha dhënë. Por kur pashë një pikë loti në bishtin e syrit të Natalies, u shqetësova.

“Mësues, kemi ditë që e diskutuam me një grup shokësh e shoqesh. E kemi fjalën për Kristinën e klasës së pestë”...Dhe këtu fjalët i ngecën , sikur u mpi.

“Çka ndodhur me Kristinën?”, i pyeta

Kristina është në klasën e pestë. Këtë vit na ka ardhur në shkollën tonë. Për të kujdeset në klasën e mësuese Valit edhe një mësuese ndihmëse. Është një vajzë e qetë me ca sy të bukur, por t’i shohësh me kujdes, shikimi i saj ka një lloj trishtimi, një melankoli. Kur ishte  6 vjeçe, si vajzë çamaroke që ish, duke luajtur në kopshtin e saj, kapi telin e kabinës elektrike. Mos ju duket çudi. Indiferenca, pakujdesia e institucioneve që e lanë kabinën elektrike në kopshtin e Kristinës, pa siguri, pa e rrethuar, dhe si pasojë e pagoi vogëlushja e padjallëzuar. Trauma e saj, humbja e tre gishtave në dorën e majtë, megjithë përpjeket maksimale që bën doktorët në Tiranë, ia shuajtën gëzimin fëminor. Në fshatin e saj malor, Kostar, familja e saj është e varfër dhe jetojnë në kushte minimale jetese. Çdo mëngjes me vëllanë e saj ajo vjen në shkollë. Kostandini ëe është në klasën e 7-të, një nxënës i urtë, i sjellshëm, i ëmbël, kujdeset shumë për motrën. Kjo ra në sy të nxënësve të tjerë. Ajo i sensibizoi.

Dhe fëmijët kanë një shpirt të ndjeshëm. Tani qe kam përpara Natalien dhe  Theotjanën, e shikoj që sytë e tyre kanë filluar të lotojnë. Vijnë edhe tre nga klasa e nentë.

“Mësues, jemi një grup që duam ta ndihmojmë të mos ndihet keq. Kristinës të mos i mungojë asgjë, të jetë si ne”.

Dhe ata më treguan planin e tyre. Brenda jam edhe unë, u thashë. U emocionova nga ndjeshmëria, dashuria dhe solidariteti i fëmijëve. Kur i dorëzuan dhuratat e para, një fije drite u panë në sytë e Kristinës. Nuk ka ditë që dikush nga nxënësit të më thotë: “Këtë e kam për Kristinën”. Kur ka orë të veçanta me mësuesen ndihmëse, i shkojnë, e marrin të luajë. E bëjnë për të qeshur. Më tigëllojnë akoma fjalët e nxënëses sime të përlotuar: “Që Kristina të ndihet si ne, mësues.”

Një ditë në derën e shkollës erdhi një prindër. Ishte nëna e Natalies. Në dorë kishte një çantë.

“Mbrëmë vajza ime më tregoi për Kristinën dhe familjen e saj. Më tha që me shokët e shoqet menduan që t’i rrijnë pranë kësaj vajze, ta ndihmojnë. M’i thoshte këto vajza dhe fshinte lotët. Mblodha ca gjëra për familjen e kësaj vajze. Ajo që më bëri përshtypje dhe më solli sot këtu në shkollën tuaj, ishte ajo ndjenjë që ju si shkollë po edukoni te fëmijët tanë. Ju lumtë! S’ka kënaqësi e lumturi për prindërit kur shikon fëmijët e tyre të edukohen me këtë ndjenjë të bukur të dashurisë njerëzore”.

Nga Panajot Boli – /sarandacity.al/

 

 

 

Tags: Kryesore
Previous Post

Trafiku i drogës, kapet në Igumenicë banori i Sarandës

Next Post

Ditë e trishtë për Memaliajn: dy elekstricistë i zë korrenti, njëri shuhet

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 6

  1. https://www.elmundoecologico.es/6-ideas-originales-para-el-dia-de-la-madre/ says:
    2 muaj ago

    918280 21377I identified your weblog site on google and check a couple of of your early posts. Proceed to preserve up the superb operate. I just additional up your RSS feed to my MSN Information Reader. In search of forward to reading extra from you later on! 709569

  2. untrustworthy says:
    1 muaj ago

    937054 961730Great beat ! I would like to apprentice whilst you amend your internet internet site, how can i subscribe for a weblog site? The account helped me a applicable deal. I had been tiny bit acquainted of this your broadcast provided shiny transparent notion. 140978

  3. Code of destiny says:
    4 javë ago

    I am really impressed together with your writing abilities as smartly as with the structure to your blog. Is this a paid topic or did you modify it your self? Either way keep up the excellent quality writing, it is uncommon to see a great blog like this one nowadays!

  4. ไก่ชนออนไลน์ LSM99 เรทราคาดี says:
    3 javë ago

    957883 966892Having been just looking at helpful blog articles with regard to the project research when My partner and i happened to stumble on yours. Thanks for this practical data! 367373

  5. Mostbet Aviator says:
    1 javë ago

    430712 667568I agree with you. I wish I had your blogging style. 832755

  6. เช็คสลิปโอนเงิน says:
    4 ditë ago

    541206 195202Effectively written articles like yours renews my faith in todays writers. Youve written information I can finally agree on and use. Thank you for sharing. 913873

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.