Pas dy kampionëve sarandiotë në shah, kurorëzuar këto ditë, Bashkia Sarandë ka vendosur ta festojë me publikën këtë arritje të radhës në traditën tashmë të sukseshshme të qytetin në lojën e mendjes, duke e rikthyer dhe njëherë kujtimin e një filmi xhiruar në Sarandë, ku fabula lidhet pikërisht me shahun – “Dy herë mat”.
Kështu në mbrëmje, do jetë një event tejet origjinal ku do jenë të ngjizura dy realitete.
Siç njofton Bashkia, “Spektakli që merr shkas nga filmi ‘Dy herë mat’, xhiruar 35 vjet më parë në Sarandë, për t’iu gëzuar suksesit të Eklea Omerit e Kelvin Kostës, dy talente të rritur me rekorde e trofe kombëtare e europiane në shah dhe për të promovuar nisjen e mbarë të stinës turistike 2021.
Nën kujdesjen e veçantë të z. Adrian Gurma, Kryetar i Bashkisë Sarandë
Me praninë e Kastës së aktorëve:
Bujar Kapexhi, “Nderi i Kombit”
Manjola Begolli, ish-shahistja e filmit
Alfred Bualoti, regjisor i mirënjohur
Karafil Shena, aktor i mirënjohur sarandiot”. /sarandacity.al/