Aktivisti Adriatik Lapaj i ka përcjellë një apel kryeminsitrit Rama mbi rrugën e papranueshme të Syrit të Kaltër.
Në fund i kujton se është fjala për një destinacion që mund të sjellë shumë të ardhura.
Pra, një investim që kthehet shpejt dhe shumëfish.
“Z. Kryeministër,
Pas kësaj rruge ndodhet një prej pasurive më të mëdha natyrore të Shqipërisë dhe një prej destinacioneve kryesore turistike në vend.
Kjo rrugë të çon në Syrin e Kaltër. Vizitohet nga mijëra turistë në ditë gjatë sezonit.
Rruga për te burimi është vetëm 2 kilometra nga rruga nacionale Gjirokastër-Sarandë.
Gjendja është si në foto.
A mund të bëhen këto dy kilometra rrugë se ai vend po të menaxhohet mirë mund të prodhojë para me shumicë?”, shkruan Lapaj. /sarandacity.al/