Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka postuar një foto nga Kalaja e Borshit, duke i bërë ftesë të gjithëve me hashtagun #pushoshqip.
#Ejadheti
#Zbulohistorinë
#ZbuloShqipërinë
Siç shkruan Intualbania, “periudhën më të artë të zhvillimit kjo kala e pati në kohën e Ali Pashë Tepelenës, ku në të u ndërtua edhe xhamia nga Haxhi Bendo, e vetmja në Rivierën Shqiptare.
E vendosur pranë hyrjes kryesore të kalasë, xhamia është në gjendje të mirë, pavarësisht se minareja është rrëzuar.
Kjo xhami, e cila rri hijshëm mbi kreshtën e malit, është e tipit sallë kupolë, ka përmasa jo të vogla e dallohet për ndërtimin me gurë të punuar”. /sarandacity.al/