Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Një garanci mes pikëpyetjesh lufte: pse do kemi sezonin “më të suksesshëm”

by PorositWeb
26 Prill, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama shprehu sot besimin se ky sezon turistik që nis së shpejti do të jetë më i miri në të gjitha aspektet, pasi është punuar intensivisht prej afro një viti për pastërtinë.

Gjatë konferencës për mediet lidhur me ciklin e Javës Kulturore Ndërkombëtare, Rama foli edhe për rolin e pushtetit vendor për zhvillimin e turizmit kulturor, që të mos jetë kalimtar për turistët.

“Sezonet turistike kanë ndryshuar ndjeshëm edhe pse ndryshimi duhet të jetë shumë më i thellë dhe shumë më sistematik, por ka ndryshuar ndjeshëm qysh se kemi filluar të punojmë. Tani janë tërë disa vite që gjatë periudhës së sezonit kemi kalendarë specifikë aktivitetesh dhe të kemi harta specifike për turistët. Edhe bashkëpunimi me bashkitë është strukturuar, dhe patjetër që ka shumë për të bërë akoma, por të jemi realistë, në këtë proces duhet edhe kohë për të ndërtuar ashtu siç duhet tradita të caktuara. Jam besimplotë që ky sezon që nis së shpejti do të jetë më i miri në të gjitha aspektet, sepse kemi punuar intensivisht prej afro një viti për pastërtinë. Kemi një skemë të re për pastrimin e territorit në të gjithë zonën bregdetare dhe të jeni të bindur që ndryshim do të jetë shumë dukshëm. Por nuk mjafton vetëm angazhimi maksimal i qeverisë, por duhet edhe shqiptari të jetë në lartësinë e kësaj nevoje të madhe që ka vendi për të mos u turpëruar në sytë e botës, por edhe për të mos u bërë pasqyra deformuese e edukimit të fëmijëve tanë”, u shpreh Kryeministri.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ai theksoi se sezoni do të ketë edhe kalendarin e vet kulturor dhe do të ketë edhe disa risi të tjera që do të lidhen me mundësi që ofron digjitalizimin.

Gjithashtu, Rama tha se edhe sistemi i ndihmës së parë dhe kujdesit shëndetësor në të gjithë vijën bregdetare është ngritur, është solid dhe do të vazhdojë të jetë aty në mbështetje të të gjithë turistëve, pushuesve dhe qytetarëve që shkojnë në vijën bregdetare.

Paralelisht, vijoi Kryeministri, ka vazhduar puna për të lehtësuar akseset në sitet arkeologjike.

“Ky do të jetë i pari sezoni ku Apolonia do të jetë e aksesueshme me një rrugë me të gjitha standardet dhe në të gjitha drejtimet, deri dhe në investimet e reja që po bëhen”, theksoi Rama.

Rama përmendi edhe shifrat nga bashkia e Durrësit, ku gjysma e lejeve të ndërtimit janë për hotele.

Sa i përket fluksit të fluturimeve drejt aeroportit “Nënë Tereza”, Kryeministri nënvizoi se “është aeroporti me rritjen më të lartë në Europë të fluturimeve, kjo si pasojë e uljes drastike të çmimeve. Dhe sot që flasim jemi në 3-mujorin e parë 23% plus”.

Sipas tij, edhe prenotimet për sezonin janë shumë domethënëse.

“Kemi të gjitha arsyet të besojmë që Ministria e Turizmit do të njohë rritje të madhe dhe brenda dekadës, Shqipëria do të jetë siç e kemi edhe ne ambicien e shpallur, kampione në rajon për turizmin”, deklaroi Rama.

Tags: Kryesore
Previous Post

Twitter-i, në dorë të Elon Musk

Next Post

Sarandë e Delvinë: iftare kryebashkiakësh në një mbrëmje

PorositWeb

Related Posts

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij
Kryesore

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij

23 Shtator, 2024
Reagimi i parë i Ramës pas rimarrjes së Himarës
Politikë

Reagimi i parë i Ramës pas rimarrjes së Himarës

5 Gusht, 2024
Tavo dropulliti, kryebashkiak i ri i Himarës
Kryesore

Tavo dropulliti, kryebashkiak i ri i Himarës

5 Gusht, 2024
Pse njeriu i OMONIA-s shmang një pyetje nga “servili” i qeverisë?!
Politikë

Pse njeriu i OMONIA-s shmang një pyetje nga “servili” i qeverisë?!

31 Korrik, 2024
Rama befason me ndryshimet në qeveri: Rendi, te një emër i ri
Politikë

Rama befason me ndryshimet në qeveri: Rendi, te një emër i ri

29 Korrik, 2024
Rama, dhjetë vjet vonesë për atë që duhej të ishte e para në qeverisjen e tij
Politikë

Rama, dhjetë vjet vonesë për atë që duhej të ishte e para në qeverisjen e tij

22 Korrik, 2024

Comments 4

  1. he has a good point says:
    3 muaj ago

    937904 548662An interesting discussion is worth comment. I believe that you need to write much more on this matter, it may possibly not be a taboo subject but typically individuals are not enough to speak on such topics. To the next. Cheers 857977

  2. binance signup says:
    3 javë ago

    Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.

  3. ปั๊มฟอล says:
    3 javë ago

    294780 45761Can you give me some tips for piece of software writing? 197903

  4. Flowserve pump says:
    5 ditë ago

    795271 638070Last month, when i visited your blog i got an error on the mysql server of yours. ~, 166200

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.