Kumbaro “shëtit” ambasadoret në Përmet, i shpjegon Yuri Kim si përgatitet glikoja.
Ministrja gjirokastrite e Turizmit, e cila pritet të vijë këto ditë dhe në Sarandë, u ka servirur treshe ambasadorësh, mes tyre ajo amerikane Yuri Kim, dobësinë e saj, Përmetin. Ky qytet, apo kjo zonë, siç dihet, udhëhiqet nga motoja se ka gjithçka veë detit.
Dhe, ka qenë ambasadorja suedeze Elsa Hastad ajo e cila ka përcjell një impresion në rrjete, duke treguar se ç’u mësoi Kumbaro.
“Më në fund Përmet! Më në fund Tepelenë! Faleminderit Mirela Kumbaro që na tregove bukurinë e kësaj zone, dhe na shpjegove procesin e përgatitjes së glikosë dhe rëndësinë e të ngrënit trahana!”.
Më tej, është Kim që shkruan: “Krenari kur tregojmë Shqipërinë e bukur, së të tille e ka bërë Zoti. por edhe më të bukur e bëjnë njerëzit e punës!
Faleminderit miq”. /sarandacity.al/