Deputetja demokrate e Sarandës, Ina Zhupa është treguar e ashpër në fjalën e saj në protestë, ku grushtin e pësuar nga Berisha, ia ka atribuuar Ramës, ndonëse bëhet fjalë për një person që, siç po del, është me kartelë mjekësore, pasi vuan nga probleme psiqike.
Zhupa përdori cilësimin “bastard” për shefin e qeverisë, një rrjedhojë e mllefit tipik politik që shpreh narrativa opozitare.
“Një bastard politik. Grushti ishte ndaj nesh, ndaj lirisë, demokracisë. Ia garantojmë se përgjigjen do ta marrë mbrapsht 100 fish. Jemi këtu sot sepse jemi të qartë për demokracinë. Jemi këtu sepse në zërin tonë ne themi ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’”, tha ajo.
Pra, një grusht psiqik, opozita po e trajton si grusht politik. /sarandacity,al/
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!