Porti i Sarandës ka filluar të ndiejë ngacmimet e para nga turistët e huaj, por jo vetëm nga ata të zakonshmit. Fjala është për parelinjtë që vijnë me jahte.
Edhe pse është e vërtetuar tashmë që vijnë më së shumti për naftën e lirë, gjithsesi vijnë dhe e prekin qytetin, qoftë dhe vizualisht.
Së fundi është ankoruar në port një jaht ngjyrë floriri. Ky quhet jahti “Khalilah”, i prodhuar në Norvegji dhe ka lundruar për herë të parë më 25 korrik 2014.
Pronari i këtij jahti është Alexei Golubovich nga Rusia.
Zakonisht, se kush është posedues i tyre mbahet sekret nga portuale. Kështu është praktika. Por mund të mësohet më vonë, pasi të kenë ikur. Sarandacity e mësoi prej sot.
Kjo ka bërë që në Sarandë të vijnë shumë emra të bujshëm, të biznesit, politikës apo artit, me jahtet e tyre, por që vonë është mësuar ky fakt, pasi e kanë lënë gjirin e qytetit, apo më saktë portin ku janë furnizuar me naftë. /sarandacity.al/