Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Një kampion bote sarandiot në SHBA: ç’peng ka Enea Lapa

by PorositWeb
5 Maj, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Enea Lapa është një kampion bote. Ky i ri sarandiot ka prekur një ëndërr të tij sportive në SHBA, shkuar atje para pak vitesh.

Një një intervistë për Sarandacity, ai thotë se qyteti nga cili u largua mbetet i pashqitshëm dhe se vijon të jetë rrahje zemre për te. Ashtu si dhe Shqipëria, shprehur kjo te flamuri kombëtar në veshjen e tij sportive.

Si u ndodhët në SHBA, në ç’moshë pra keni shkuar atje?

Jetoj në Florida të SHBA që prej vitit 2016, për një mundësi më të mirë jetese.

Si u takuat me Jiu-jitsu, pra këtë lloj sporti që ju ushtroni?

Sporti që merrem quhet brazilian jiu-jitsu. Një miku im nga Saranda ma prezantoi por nuk pata mundësinë ta filloja në Shqipëri.  Në momentin që erdha në SHBA e fillova dhe që prej asaj dite nuk e kam ndërprerë, përkundrazi e kam vazhduar profesionalisht.

Keni stemën shqiptare në zemër, pra te konstumi juaj sportiv. Në ç’kuptim është ajo aty?

Që në fillimet e pjesëmarrjes në kampionate desha ta bëja të ditur tek të gjithe që dua të përfaqësoj shtetin tim, edhe pse akademia që jam pjesëtar është në SHBA dhe nuk mund ta ndryshojë prejardhjen time. Mbi të gjitha, gjithmonë marr komplimente se të gjithë e dinë që është flamuri më i bukur në botë.

Cili është prezantimi juaj zyrtar në gara?

Në çdo kampionat sigurisht që regjistrohem si shqiptar. Marr pjesë në peshën 70kg, në grupmoshen 28-35 vjec dhe me rrip lejla.

Disiplina që ju ndiqni, ç’përfaqëson dhe ç’lloj organizimi ka në SHBA dhe në planin global?

Edhe pse jo sport shumë i njohur, brazilian jiu-jitsu ushtrohet pothuajse mbarë gjithë botës vitet e fundit dhe përfaqësohet nga federata ndërkombëtare që quhet IBJJF (International Brazilian Jiu Jitsu Federation). Shumica e kampionateve nga kjo federatë zhvillohen në SHBA, pasi është shteti i dytë pas Brazilit për sportistë të kësaj disipline.

Kush janë më të njohurit shqiptarë në këtë disiplinë?

I vetmi që njoh është Dorian Lapaj, i cili ka akademinë e tij në Sarande, por sportist aktiv nuk njoh ndonjë shqiptar tjetër që të marrë pjesë në kampionate.

Cilat janë arritjet e tua më të mëdha në karrierën e deritanishme?

Deri tani kam konkuruar profesionalisht rreth 4 vitesh dhe kam dalë kampion Bote (kampioni i parë shqiptar në Brazilian Jiu-jítsu) për peshën dhe kategorinë time, kampion Amerike, kampion në, Alabama, Austin, Kansas, Orlando, Charleston, vend të dytë në Atlanta, Orlando dhe disa medalje bronxi. Kam një fitore ne eventin Fight2ëin i cili është një nga eventet më prestigjoze per jiu-jitsu në ShBA.

Le të kalojmë në planin patriotik, por duke e ngushtuar pak te Saranda. Sa e keni mendjen te qytetit juaj ndërsa jetoni në SHBA?

Pasi kam kaluar pjesën më të madhe të jetës time në Sarandë patjetër që e kam mendjen mbrapa. Diçka që më mundon shumë kohët e fundit është se Saranda ka ndryshuar komplet edhe pse nuk e kam vizituar kohët e fundit.

Flisni për Sarandën me miq amerikanë?

Patjetër që po. Çdo muhabet që hapet për vende të bukura në botë, do jem unë i pari që do përmend vendlindjen time.

Çfarë u thoni atyre për qytetin tuaj?

U them se Saranda është një qytet me bukuri të jashtëzakonshme, një vend perfekt për pushime. Gjithashtu u tregoj video e fotografi dhe gjithmon tregohen kureshtarë duke u shprehur se një dite do ta vizitojnë Sarandën.

Sa herë keni qenë në Sarandë që nga ikja në SHBA?

Për fat të keq, momentin që vendosa të bëja një vizitë filloi pandemia dhe u anullua plani. Por për momentin jam i përqëndruar për kampionatin botëror të 2021 dhe nuk e besoj të kthehem as këtë vit.

Sigurisht, në SHBA ju keni ndërtuar një karrierë dhe është e tepërt t’ju vësh përballë Sarandën si alternativë jete. Por a mbetet ky qytet ajo një identitet i juaj i pashqitshëm? 

Patjeter që po dhe në jetë kurrë nuk i dihet.Që kështu shpresa për t’u rikthyer është gjithmonë aty.

Ç’janë ato kujtime që ju mbajnë gjithnjë lidhur me Sarandën? 

Kujtimet e mia më të bukura në Sarandë janë ditët e verës, udhëtimet ditore nëpër plazhe të cilat janë kujtime të paharrueshme.

Ju falenderoj shumë për intervistën sarandacity.al dhe ju uroj gjithë të mirat. /sarandacity.al/

 

 

 

Tags: Nënkryesore
Previous Post

Nën një lapidar në Sarandë, vargje fëminore për 5 Majin: Ishin zemërluanë, quheshin partizanë… (video)

Next Post

Rishfaqen ata që kanë gjithmonë aty, edhe kur qeveriste PD

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Gjendet në detra: cili është “sekreti ushqimor” i kësaj tresheje?
Sport

Gjendet në detra: cili është “sekreti ushqimor” i kësaj tresheje?

28 Maj, 2023
Do garojnë çiklistët, akset që duhet të shmangni
Sport

Do garojnë çiklistët, akset që duhet të shmangni

19 Maj, 2023
Fenomeni Arjeta Puca: femra që duhet të dëgjojnë e ndjekin shqiptarët qaramanë
Individualitet

Fenomeni Arjeta Puca: femra që duhet të dëgjojnë e ndjekin shqiptarët qaramanë

13 Maj, 2023
Rrëfimi i Karafil Shenajt: Kur luaja në Estradën e Sarandës
Intervistë

Rrëfimi i Karafil Shenajt: Kur luaja në Estradën e Sarandës

11 Maj, 2023
Befasia pozitive në sportin shqptar, media zgjedh anën negative
Sport

Befasia pozitive në sportin shqptar, media zgjedh anën negative

5 Maj, 2023
Sporti grek qan humbjen e një atleti shqiptar
Sport

Sporti grek qan humbjen e një atleti shqiptar

16 Mars, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.