Dua të përshëndes të gjithë qytetarët e Sarandës që na kanë dhënë besën se do të na votojnë.
Është një obligim për të gjithë ne, duke futur brenda dhe të gjithë ata që kandidojnë për kreun e Bashkisë Sarandë, ashtu si respektuan barazinë gjinore të respektojnë dhe këto shtresa ku shikojmë qartë që jo vetëm në Sarandë por edhe në të gjithë Shqipërinë ata nuk janë të përfshirë në këto institucione kaq të rëndësishme për qytetet tona.
Kemi parë rëndom listat e partive të mëdha, mënyra si bëhen dhe nga kush përbëhen, duke futur në listat e tyre biznesmenët që mbrojnë interesat e tyre dhe njerëz që nuk vlejnë dhe pse kanë aftësi të pakufizuara, limitohen nga aftësi të kufizuara në ide dhe administrim.
Le të votojmë Aleksin, është nder për Sarandën të ketë në përbërjen e këtij këshilli një pjesëtar si Aleksi, i cili e ka pasion të luftojë për të drejtat e shtresave në nevojë dhe për njerëzit më aftësi të kufizuara si vetë Ai!
Luiz ka dhe Saranda jo vetëm Shkodra!
Voto Nr 8, voto Partinë Social Demokrate me Kryetar Tom Doshin!