Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Nënkryesore Politikë

Një krizë greko-britanike për këto skulptura antike

by te Sheshi
2 years ago
in Politikë, Të fundit
1
VIEWS

Një krizë ka shpërthyer mes Athinës dhe Londrës, pasi kryeministrit britanik Rishi Sunak anulloi një takim me homologun grek Kyriakos Mitsotakis. Shkak, një pasuri skulpturale nga bota antike greke e cila prej dekadash ndodhet në Londër.

Autoritetet greke i kanë kërkuar vazhdimisht Muzeut Britanik që të kthejë përgjithmonë skulpturat 2500-vjeçare të Partenonit që diplomati britanik Lord Elgin mori nga ai tempull në fillim të shekullit të 19-të, ndërsa ishte i dërguar në Perandorinë Osmane.

“Nuk jam aspak i kënaqur që kryeministri britanik anuloi takimin tonë vetëm disa orë para se të zhvillohej”, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një deklaratë për mediat.

Ai shpjegoi se pikëpamjet e Greqisë për skulpturat e Partenonit janë të njohura: “Shpresoja të kisha mundësinë t’i diskutoja ato me homologun tim britanik. Kushdo që beson në korrektësinë dhe drejtësinë e pikëpamjeve të tyre nuk ka kurrë frikë nga argumentet,” tha ai.

Qeveria greke ka folur me kreun e Muzeut Britanik, George Osborne, për një marrëveshje të mundshme për huazimin e skulpturave, të cilat kanë qenë prej kohësh një burim fërkimesh midis dy vendeve.

Në një intervistë me BBC të dielën, më 26 nëntor, Mitsotakis u ankua se bisedimet për një kthim të mundshëm të skulpturave në Athinë nuk po përparonin mjaftueshëm shpejt. Ai tha se mbajtja e përhershme e këtyre skulpturave në Muzeun Britanik është e barabartë me prerjen e Mona Lizës përgjysmë dhe se nuk është çështje pronësie, por ribashkimi.

Një zyrtar i qeverisë britanike, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se grindja mbi skulpturat e mermerit nënkuptonte se ishte ende e papërshtatshme që takimi të zhvillohej.

Më herët, një zëdhënës i kryeministrit britanik Rishi Sunak tha se nuk kishte plane për t’i kthyer skulpturat.

Qeveria britanike nuk e ka konsideruar kurrë heqjen dorë nga pronësia e skulpturave, pasi pretendon se ato janë blerë në mënyrë të ligjshme.

Ligji nuk e lejon muzeun të heqë objektet nga koleksioni, përveç në rrethana të caktuara, por gjithashtu nuk e ndalon huadhënien, sipas disa mediave. /tesheshi.com/

Lajme të ngjajshme

E kujt i plasi…!
Kryesore

E kujt i plasi…!

22/03/2026
Një “xhihadist” si ky që bën me turp çdo të krishter që jeton me nder
Amerika

Një “xhihadist” si ky që bën me turp çdo të krishter që jeton me nder

21/03/2026
Qeveria vendos: Ky do jetë çmimi limit i naftës…
Ekonomi

Qeveria vendos: Ky do jetë çmimi limit i naftës…

21/03/2026
Next Post

Ç’mendonte Elizabeta II për të birin Charles? Njeri që pretendon se e di të vërtetën

Një vdekje e kobshme në familjen e Vangjel Tavos

Paralajmërimi gjerman për arrën e ardhur nga Brazili

TË FUNDIT

Një “xhihadist” si ky që bën me turp çdo të krishter që jeton me nder

Një “xhihadist” si ky që bën me turp çdo të krishter që jeton me nder

21/03/2026
0

Qeveria vendos: Ky do jetë çmimi limit i naftës…

Qeveria vendos: Ky do jetë çmimi limit i naftës…

21/03/2026
0

Kur kryeqyteti i Ortodoksisë botërore ngjan me një metropol musliman

Kur kryeqyteti i Ortodoksisë botërore ngjan me një metropol musliman

21/03/2026
0

Lajthitje apo islamofobi e avokatit të Ilir Metës?

Lajthitje apo islamofobi e avokatit të Ilir Metës?

21/03/2026
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.