Dy kolegë deputetë nga radhët e opozitës së përçarë u përlanë verbalisht me njëri-tjetrin, ndodhur kjo në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, duke u akuzuar e fyer ndërsjellazi. Asnjë prej tyre nuk tregoi qetësi dhe vetëpërmbajtje, çfarë do ishte një armë shumë më e fortë sfiduese.
Sikur mos qenë efektivë të Gardës që u futën mes tyre, por dhe kolegë, Kreshnik Çollaku dhe Dashnor Sula do ishin kacafytur dhe fizikisht.
Dhe, për të tilla shfaqje që janë bërë të zakonshme në politikë e jo vetëm, vjen si leksion qetësia olimpike e kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro, i cili ndërsa gjendet nën shfrimin nervoz hakërues të një himarjoti, kushëri i tij madje, e përballon atë me një lloj heroizmi etik fantastik.
Skena ka ndodhur dy javë më parë në një lokal në shëtitoren e Himarës, pak pas promovimit të librit “Beteja për 20 përqindëshin” nga ana e autorit Ardit Bido. /sarandacity.al/