E mbeni mend besoj operacionin “Bojaxhi” në korrik 2010. Ishte kulmi i sezonit por jo si tani, jo si në këtë kohë. Ksamili i atëhershëm ishte i preferuar por jo në masën e tanishme. Dhe lokalet e atëhershme buzë detit nuk kishin pamjen parashumë të sotme.
Edhe vende përplot sot, ishin të shkreta asokohe.
Ishin afro 250 ndërtime të konsideruara si “të paligjshme” që u rrafshuan nga fadromat e qeverisë “Berisha”, ku IKMT-ja e asaj kohe drejtohej nga Gjergj Bojaxhi, e rëndësishme të thuhet, ndër zyrtarët më të papërfolur të asaj kohe.
Ksamili ngjante gërmadhë dhe, prishjet e sotme janë hiçgjë me atë që ndodhi në korrik 2010. Në muajt që pasuan, madje dhe vitet, shumë prej godinave të shembura mbetën aty, si çibanë, e të tjera u lartuan, në vend të tyre apo krah tyre.
Por ka ende mbetje nga ajo kohë. Një e tillë gjendet dhe në Manastir. Ka madje dhe ne Ksamil, në brendësi të zonave të banuara, por jo aty ku vlon turizmi dhe ofertat për akomodim. Mund të hasën rrallë, shumë rrallë. Inercia e zhvillimit ka bërë të vetën. /sarandacity.al/
https://youtu.be/NM_7u2O-y_k