Një minaret e shtrirë bëhet gati të ngrihet në Delvinë, duke shtuar numrin e objekteve të kultit islam në këtë qytet e zonë.
Miniarja ndodhet në një punishte në hyrje të qytetit, e punuar për të qenë shpejt funksionale.
Ende nuk është e qartë se cilit objekt do t’i përkasë ajo, pasi është fjala për shndërrimin e një ambienti në xhami, siç ka qenë dikur e jo ndërtimin e një xhamie re.
Vitet e fundit, në Delvinë brenda e rreth saj janë ndërtuar disa xhami të reja. /sarandacity.al/