Një paradite ngazëlluese ishte e hëna e Krishtilindjeve në Sarandë, me një shëtitore të tejembushur, për më tepër me moshën vitale – rininë, me pasurinë më të vyer të një shoqërie – familjen, si dhe me të ardhmen – fëmijët.
Edhe për faktin e të qënit turistik, Saranda nuk mund t’a pranojë të jetë një qytet pleqsh në stinët e ftohta, duke qenë se është një qytet dielli. Kjo u pa pikërisht këtë të hënë. Sarandës i shkon rinia, i shkon familja, i shkojnë fëmijët, e fisnikëron padyshim mosha e tretë. /sarandacity.al/