Lidhja me zinxhirë është parë më e udhës siduket për t’i ruajtur stolat e lëvizshëm të shëtitores si të palëvizshëm në këtë kohë dimri. Që kur u shfaqën si risi në shëtitoren e re, nga fakti se mund zhvndoseshin apo pozicionoheshin nga preferencat e vetë atyre që donin të uleshin në to, këto stola metalikë disangjyrës “s’kanë gjetur dot rehat” nga lloj lloj birbosh që u kanë “shpallur luftë” atyre. Zakonisht merren dhe hidhen në det. Arsyeja? Vështirë për ta shpjeguar nga pozicioni i një mendjeje normale. Sepse mund dhe të vidheshin, me idenë e çuarjes për skrap, e rëndë dhe kjo. Pra çështja është se hidhen në det.
Këtu vijmë te ai debati nëse njeriu është apo jo produkt ambienti në formimin e tij?
Më konkretisht, a ka efekt e bukura dhe estetikja rreth e rrotull te formimi apo vetëdijësimi i njeriut, apo ai, pavarësisht ambientit, o është i edukuar o jo?
Kjo që ndodh me stolat apo dhe fenomene të tjera të ngjashme në ambientet publike të qytetit, anon nga e dyta. Njeriu o është(njeri) o s’është! /sarandacity.al/