Një roje plazhi në Spille është kthyer në hero, pasi ka rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar një nënë dhe fëmijën e saj që ishin gati të mbyteshin.
Bëhet fjalë për vrojtuesin e plazhit Idajet Roçi.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, e cila tregon se roja fillimisht ka nxjerrë në breg nënën dhe më pas fëmijën, por duke qenë se deti ka qenë i trazuar dhe me dallgë shumë, Idajet Roçi ka pirë ujë dhe ka shfaqur probleme shëndetësore.
“Misioni yne eshte te shpetojme jete! Vrojtuesi i Plazhit Idajet Roçi, ka bere nje shpetim heroik duke rrezikuar jeten e tij. Nene e bir kane qene duke u mbytur ne det kur jane pikasur nga Idajeti.
Ai ka nderhyre menjehere per t’i shpetuar, duke nxjerre ne breg me pare nenen dhe me pas te birin.
Deti ka qene i trazuar sot ne plazhin e Spillese dhe Misioni yne eshte te shpetojme jete! Vrojtuesi i Plazhit Idajet Roçi, ka bere nje shpetim heroik duke rrezikuar jeten e tij.
Deti ka qene i trazuar sot ne plazhin e Spillese dhe ne lufte me dallget Idajeti ka pire uje dhe ka shfaqur probleme shendetesore.
Ai eshte transportuar menjehere ne spital dhe eshte nen kujdesin e mjekeve.
Forca Idajet, te gjithe Vrojtuesit sot krenohen me emrin tend”, shkruan Federata. /sarandacity.al/